Zjarri i rëne prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njësisë Administrative vijon të jetë aktiv. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe aktualisht rrezikohen dhe disa banesa. Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por nga ana e tyre është e pamundur izolimi i kësaj vatre të madhe zjarri që është përhapur në disa drejtime. Deri tani janë djegur rreth 10 hektarë pyll me lis, shkurre dhe bimësi.
Në përditësim...