Vijon riatdhesimi i kosovarëve
BE: S’pranojmë asnjë azilkërkues

Vijon riatdhesimi i kosovarëve<br />BE: S’pranojmë asnjë azilkërkues
Në Kosovë, vijon rikthimi i shumë shtetasve, të cilët ishin larguar në mënyrë ilegale në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për të kërkuar azil. Kohët e fundi numri i Kosovarëve të larguar po rritej gjithmonë e më shumë, ndaj shumë shtete Europiane i bënë thirrje qeverisë së Kosovës të merrte masa dhe lajmëruan se do të ktheheshin të gjithë azilkërkuesit. 
Dyndje të madhe të shtetasve kosovarë pati në Norvegji, Gjermani, Danimarkë etj. Ditën e djeshme nga Norvegjia u kthyen 11 persona, ndërkohë që pritet që në 31 mars dhe 1 prill të kthehen edhe shumë shtetas të tjerë. 

“Deri të mërkurën janë kthyer 2679 persona, kryesisht nga Gjermania, Hungaria, Austria dhe Belgjika", ka thënë Valon Krasniqi, pjesë e departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion,pranë Ministrisë se Brendshme.

Të gjithë personat e riatdhesuar do të përfitojnë nga skema të natyrës urgjente.

"Të kthyerit mund të përfitojnë punësim edhe aftësim profesional. Pra, regjistrohen në zyrat e punësimit si punëkërkues, (kuptohet se ata janë të papunë) dhe ndërmjetësohet nga programi, i cili aktualisht është financuar prej Programit të Riintegrimit, por implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim më Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha Tërnava- Sheremeti drejtore e këtij Departamenti për një nga mediat e Kosovës.

Ndërkaq, në fillim të këtij viti, numri i azilkërkuesve kosovarë të cilët largoheshin nëpërmjet Serbisë për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian ka qenë shumë i madh edhe pse qeveria kosovare u ka bërë thirrje vazhdimisht që të mos largohen. Autoritetet e Prishtinës kanë deklaruar se "numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, do të vështirësojë edhe më shumë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës".
Nga ana tjetër edhe vendet e BE vazhdimisht kanë deklaruar se asnjë qytetar kosovarë nuk do të përfitojë azil.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni