Bashkia e Shkodrës vazhdon prej ditësh operacionin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore por edhe materialeve higjienike për familjet më në nevojë në territorin e saj.
Ditën e sotme, ka ndihmuar 30 familje në qytet, duke u shpërndarë pako ushqimore bazë.
Operacioni i shpërndarjes së ndihmave vazhdon pandërprerë, sipas rradhës së emergjencës që kanë familjet më në nevojë.
Gjithashtu po punon për sigurimin në vijimësi të ndihmës, duke patur parasysh se nuk ka akoma asnjë informacion mbi kohëzgjatjen e situatës aktuale në vend.