'Theu karantinën', mjeku i spitalit të Krujës: Nuk jam me COVID-19
Mjeku i spitalit të Krujës, Ardian Mata
KRUJË- Mjeku i spitalit të Krujës, Ardian Mata u vendos në qendër të vëmendjes mediatike, pasi u paraqit në punë në kushtet kur ende nuk kishte marrë përgjigjen e analizave për COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik i pyetur për këtë rast tha se fillimisht mjeku kishte refuzuar karantinën, por me insistimin e institucioneve ka bërë karantinën e detyruar 14 ditor. "Aktualisht ai ka kryer tamponin dhe ka dalë negativ, ndaj vijon punën normalisht", informoi zyra e shtypit.
Mjeku radiolog i spitalit të Krujës në një bisede telefonike u shpreh se është paraqitur ditën e hënë (15 qershor) në punë pasi kishte qëndruar për 14 ditë i karantinuar në banesë. Ai pretendon se nuk i ka shkelur rregullat e karantinimit.
"Më datë 29 Maj unë kam bërë tamponin në spital me vullnetin tim dhe kam rezultuar negativ. Me 1 qershor ka bërë tamponin bashkëshortja ime, laborante dhe ka dalë pozitive". Kemi qëndruar të karantinuar deri më datë 14 qershor. Kam bërë sërish ritestimin (tampon) dhe me date 16 qershor kam rezultuar negativ", deklaroi Mata.
Më tej, ai sqaron se nga ritestimi edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar negative, por sipas rregullores do të vijojë të qëndrojë në karantinë edhe për 15 ditë të tjera.
Gazetari i Report Tv në Krujë, Julian Shota më herët raportoi se Mata i është nënshtruar testit të COVID-it, pas disa refuzimesh dhe përgjigja e tij nuk ka dalë ende. Për këtë çështje u paralajmërua se do të kishte një deklaratë për shtyp nga ana e spitalit, por nuk ndodhi.
Përgjigjet e tamponit të tij dhe bashkëshortes të vëna në dispozicion nga mjeku Ardian Mataj për Report TV
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët
30 Dhjetor 2024, 13:29
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06