Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” që më 11 shkurt ka vijuar të ndiqet me sallën plot, përmes duartrokitjeve e të qeshurave të publikut.
Mbrëmjen e së mërkurës edhe pse ishte shfaqja e 7-të, vazhdon suksesi me humorin, satirën dhe mesazhet e tërthorta që vijnë përmes një fabule interesante që luhet në një klinike psikiatrike.
Aktorët Genci Fuga, që luan shefin e klinikës, Rozi Kostani bashkëshortja e shefit, një grua e pasur, por nimfomane, si dhe Gazmend Paja, Laura Nezha, Mehdi Malkaj, e Ilia Kaçi kanë shfaqur përmes roleve të tyre një filozofi nëntekstuale të veprës së dramaturgut të madh anglez Xho Orton. Mesazhet “qëllojnë” në zemrën e publikut.
Tërthorazi e gjithë loja e aktorëve lidhet me problemet e të drejtave të njeriut dhe reformën në drejtësi. Situatat komike dhe argëtuese e bëjnë publikun të mos e ndjejë se shfaqja ka zgjatur dy orë rresht.
Interpretimi që u bëhet diagnozave të pacientëve përmes batutave të bukura të aktorëve mbetet thelbi i suksesit. Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” është ngjitur në skenë me regjinë e Kiço Londos, Ina Morinaj e Ledian Gjeçit dhe do të vijojë të shfaqet edhe në këtë fundjave.
Ajo do të vijoje të jepet më tej deri në 5 mars. Shfaqjet jepen në mënyrë të pandërprerë nga e mërkura deri të dielën.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO