Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka parashtruar në komisionin e Ekonomisë dhe në komisionin e Ligjeve, projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria.

Ministrja Ibrahimaj foli në lidhje me dektorët e tjerë dhe buxhetin që është parashikuar. Infrastruktura rrugore kombëtare është përfituesi kryesor i fondeve për investime publike në vitin 2022 me një vlerë prej 21.2 miliardë lekë ose 17.8% e totalit, të përqendruara në projekte si Unaza e madhe e Tiranës, rruga e Arbrit, Kardhiq-Delvinë, tuneli Llogorasë apo bajpasi i Shkodrës.

Ibrahimaj deklaroi se investimet publike për vitin 2022 janë planifikuar në masën 6.4% e PBB-së, ose 119 miliardë lekë. Ajo është shprehur gjatë fjalës së saj parashtruese se projektet në ujësjellës-kanalizime do të marrin 13.8 miliardë lekë. Në këtë sektor sipas saj edhe FSHZH do të ketë 18.3 miliard lekë për investimet në infrastrukturë dhe ujësjellës kanalizime.

'Shëndetësia me një shifër 3.5% të PBB. Krahasuar me rajonin kemi një diferencë të vogël mes shpenzime për shëndetësinë dhe totalit. Ne jemi besimplotë se kjo diferencë do të zvogëlohet në vijim.'- tha ministrja.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në komisionin e Ekonomisë, tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare. Një tjetër shqetësim sipas Tabakut që nuk reflektohet në buxhetin e shtetit, është mbështetja e qytetarëve për krizën energjetike. Por ministrja Ibrahimaj tha se qeveria ka parashikuar një garanci sovrane prej 8 miliardë lekësh për të përballuar krizën energjetike. Ministrja tha se çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.

Në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Ibrahimaj u pyet nga Fatmir Mediu në komision për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ibrahimaj tha se për vitin 2022 është parashikuar fondi 1 miliard lekë. E pyetur nga deputetja demokrate Dhurata Çupi nëse do të ketë një tarifë për të kaluar rrugën e Arbrit, ministrja tha se kjo nuk është parashikuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
'A do të paguajnë qytetarët 4 euro për të kaluar në rrugën e Arbrit?' ministrja e Financave i përgjigjet deputetes së PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi pyeti ministren e Financave Delina Ibrahimajn, nëse qytetarët do të paguajnë taksë për të kaluar në rrugën e Arbrit. Ministrja tha se aktualisht nuk ka asnjë parashikim buxhetor për të paguar tarifë për rrugën.

Çupi: Në kontratë thuhet që do vendoset taksa 4€ për dibranët që do kalojnë në rrugë për të ardhur në Tiranë? Dhe 4 euro të kthehet në Dibër. Është parashikuar kjo taksë?

Ibrahimaj: Ne jemi ministria e financave dhe ekonomisë, ne bazohemi në kërkesa që janë zyrtare dhe për këtë kërkesë nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht. ky është koncesion, ne kemi parashikuar pagesën e këtij koncesioni në bazë të çfarë dokumentacioni kemi aktualisht në dispozicion dhe në bazë të kontratës koncesionare.

Ora 11:24
Projekt-buxheti i 2022, Ibrahimaj: Të përndjekurit politikë janë kompensuar! Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie mbrojtje

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projekt-ligji për buxhetin e vitit 2022, ku po parashtron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Deputeti Fatmir Mediu pyeti ministren Ibrahimaj në lidhje me kompensimin e të përndjekurve politikë si dhe rritjen e fondeve për mbrotjen. Ministrja Ibrahimaj tha se të përndjekurit politikë janë kompensuar dhe tani po kompensohen familjarët. Më tej ministrja tha se do të ketë fonde shtese për ngritjen e një akademie të mbrojtjes.

Mediu: Ka pasur gjithmonë fond 3mld për pronarët. Sa është disbursuar dhe sa pritet të disbursohet. Për sa kohë mund të mbyllet ky disbursim i pronarëve? Sa do të kompensohen pronarët që kanë fituar këtë të drejtë nga gjykata e Strasburgut?  Edhe për të përndjekurit politikë e njëjta pyetje.  Jam në mbështetje të ngritjes së buxhetit të mbrojtjes.  Pensionet e ushtarakëve të përfshihen në buxhetin e mbrojtjes, por këto janë pjesë e politikave sociale, po ashtu spitali ushtarak dhe mbrojtja civile. Sa përqind zënë këto ?  Përfshirja e spitalit ushtarak më bën përshtypje.  S'ka më spital ushtarak. Me sa di i ka kaluar ushtaraku i ka kaluar ministrisë së Shëndetësisë. I shërben më shumë civilëve sesa ushtarakëve. 

Ibrahimaj: Ka një shtesë në këtë fondit për pronarët. Vendimet e Starsburg, min i financave i publikon dhe i merr parasysh edhe në drejtim të risqeve. Për të përndjekurit politikë, janë kompensuar dhe pjesa e mbetur është për familjet e të përndjekurve politikë. Buxheti ka qenë i ngjeshur nga tërmeti dhe pandemia dhe është dashur të bëhen ndryshime në mbrojtje të buxhetit. Për mbrojtjen: 1.75% të gdp në 2022 rritje. Spitali ushtarak ka qenë gjithmonë e buxhetit të mbrojtjes, emergjencat gjithashtu. Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie në mbrojtje. Pritet të përmirësohet ndjeshëm. Për ujësjellësit në mënyrë që përdorimi i fondit të shtetit të jetë sa më efiçent.  

Ora 10:34
Debat mes Denajt dhe Tabakut tek komisioni Ekonomisë, Shalsi ndërpret mbledhjen

Mbledhja e Komisionit të ekonomisë është ndërprerë nga kryetari i komisionit Eduard Shalsi pas një debati mes deputetes së PS-së Anila Denjat dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku në lidhje me koncesionet.

Ibrahimaj: Fiskalizimi nuk është koncension dhe ky është fakt. Ky buxhet mbështet investimet dhe sektorët prioritar. Dua të ritheksoj se qeveria është e kujdesshme në transparente ndaj palëve të interesit dhe publikut, lista e koncensioneve potenciale publikohet. Pra vetëm tregon përgjegjshmëri dhe transparencë.

Denaj: Dua të vijoj aty ku e la ministrja në raport me faktet. Flasim me PPP ngatërrojmë të bërit politikë me faktet. Po të shohim tabelën e koncesioneve janë 13.8 miliard lekë në vit për koncesione. 3% e të ardhurave faktike që janë brenda tavanit pre 5 %. Janë 13 koncensione nga të cilat 5 miliard janë për infrastrukturë rrugore, 3 miliard janë rruga e Arbrit. 4 miliard janë për shëndetësi ku përfitojnë 800 mijë qytetarë, 2 miliard janë për shërbimin e skanimit..

Ndërhyn Tabaku dhe të tjerë nga PD kakofoni...

Denaj: Është kontratë koncensionare e kohës tuaj. Nëse në shëndetësi përfitojnë 800 mijë qytetarë, në rastin tuaj paguan biznesi pavarësisht nëse ndodh shërbimi apo jo. Kjo është kontrata koncensionare e juaj, është e ndryshe e jona.

Shalsi ndërpret mbledhjen...

Ora 10:19
'Mos u drejtoni me arrogancë', Tabaku përplaset me Ibrahimajn: Shqetësim i madh kontratat koncesonare, janë kryer pagesa pa marrë shërbime

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në komisionin e Ekonomisë, tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare. Tabaku duke ju referuar një raporti të Këshillit të Lartë të Shtetit tha se për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi ne po paguajmë nga buxheti i shtetit dhe nuk po marrim shërbim. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se në është parashikuar një ulje e kontratave koncesionare.

Tabaku tha se shqetësim po ashtu është edhe fakti se flitet për një krizë energjetike dhe sipas PD-së kjo nuk po reflektohet në buxhetin e shtetit. Por ministrja Ibrahimaj tha se qeveria ka parashikuar një garanci sovrane prej 8 miliardë lekësh për të përballuar krizën energjetike. Ministrja tha se çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.

Tabaku: Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mlrd. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar.

Ibrahimaj: Ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura. Detyrimet e prapambetura. Qeveria është angazhuar që të ulen nga viti n vit. Ne nuk i fshehim detyrimet e prapambetura,  nuk i fshehim detyrimet që mund të vijnë si kontingjencë. 

Tabaku: Po drejtoheni me arrogancë. jemi të gjithë njësoj askush s'ka pse ndihet superior. Çdo dokument që kalon në këtë komision e lexoj. Nuk ju përgjigjet 75% të pyetjeve.

Ibrahimaj: Nuk ka arrogancë. Më vjen keq që u konceptua si e tillë. Por kërkoj të mos shtrembërohen faktet. Qeveria është e kujdesshme  në transparencë.  Lista e koncesioneve publikohet për transparencë dhe disiplinim për koncesionet që do të vijnë më të ardhmen.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu