Zjarri i rënë një ditë më parë në pyjet e ‘Majës së Zezë’ në Kukës është zioluar pasditen e sotme dhe është vënë nën kontroll. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, ndërsa gjatë ditës së sotme në terren u angazhuan 36 forca që bënë të mundur neutralizimin e situatës.
Pyjet në Kukës janë djegur gjatë gjithë muajit gusht ka patur shumë vatra aktive në zonat pyjore "Maja e Rrunës", "Laku i Thive", "Qafa e Kumbullës".
Shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme dhe gjatë sezonit veror në vend, ku mbizotëron dhe thatësia, flakët kanë bërë kërdinë nga veriu në jug duke djegur shumë bimësi dhe pyje. Kjo situatë e rëndë ka sjellë edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se kushdo që vë zjarr do të kalbet në burg, pasi “po djegin shpirtin e atdheut”.