Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.
Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”.
Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve.
Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit.
Lali Eri,hidhi ne toke muret rrethues_abuzive,dhe bej trotuare 2m per kembesoret dhe ktheja hapsirat komunitetit kudo ne gjithe Tiranen!
Përgjigju