Vijon vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës, Halili: Do vaksinohen 500 vetë! Mjekët: S’kisha fare shqetësime! Do bëjmë dozën e dytë

Ka vijuar procesi i vaksinimit të mjekëve dhe personelit shëndetësor nga Kosova edhe këtë të dielë pranë pallatit të Kulturës në Kukës.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës Hasan Halili bën me dije se deri më tani janë vaksinuar me Astrazeneca mbi 300 bluza të bardha të Kosovës. Halili thotë se do veprohet sipas kontratës e do të vaksinohen 500 mjekë e personel shëndetësor.

“Dita e dytë e vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës, kemi arrit dje dhe sot shifrën mbi 300. Do të realizojmë kontratën prej 500  vaksinave. Shpresoj që kur këto të jenë gati një ditë të vijnë për të bërë pjesën e fundit. Administrata jonë është në dispozicion mjekët në dispozicion gjithçka po realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Targete të tjera të vaksinimit është për mjekët është faza e dytë ose vaksinimi i dytë që bëhet për të gjithë bluzat e bardha të rrethit të Kukësit, ku në një qendër tjetër funksionon më së miri. Nuk kemi shkëputur asnjë nga këto aktivitete pavarësisht ngarkesës së madhe që kemi pasur këto ditë. Shpresojmë që në ditën e 3 të përfundojë numri prej 500 personave të bluzave të bardha të Kosovës”, tha ai.

Të gjithë mjekët që janë vaksinuar kanë deklaruar se nuk kanë pasur probleme. Ndërsa kanë falenderuar qeverinë shqiptare për mundësinë, ata shprehen se do të vijnë me patjetër të marrin dozën e dytë të vaksinës.

“Po e bëra nuk e ndjeva fare, jam nga qyteti i Gjakovës. Po do vijmë ta bëjmë dhe dozën e dytë”.

“Nuk kisha fare shqetësime”.

“E bëra vaksinën, ishte diçka shumë normale. Falenderim kryeministrit shqiptar për punën kontributin angazhimin. Jam teksin i stomatologjisë. Faleminderit shqipëri për gjithçka po bëni për ne., Një falenderoim i veçantë për qeverinë shqiptare, jeni të paparë”.

“Jo skisha frikë aspak. Do vij ta bëj dozën e dytë patjetër”.

Vaksinimi i mjekëve nga Kosova, është bërë në Pallatin e Kulturës, “Hasan Prishtina”. Bluzat e bardha të Kosovës që e morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende evropiane kohëve të fundit. Ditën e djeshme në Kukës, u vaksinuan 250 mjekë kosovarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja