Vijon vaksinimi i operatorëve turistikë në Berat dhe Sarandë, Klosi: Shqipëria, i pari në Ballkan që do të ketë një turizëm pa kufizime  

Vaksinimi i personelit të hoteleri turizmit që ka nisur prej ditësh po vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar një nga qendrat në Berat ku po vijohet me vaksinimi të personelit të hoteleri turizmit. Ai tha se ky vaksinim do të lehtësojë sezonin turistike dhe Shqipëria do të kthehet në vendin e parë në Ballkan që do të ketë një turizëm pa kufizime për të pritur turistët e huaj.

" Po është një moment shumë i rëndësishëm për industrinë e turizmit dhe këtu në Berat. Sot vaksinohen 100 vet, personel i parë, të cilët kanë aplikuar për tu vaksinuar nga të gjithë sistemi i hoteleri turizmit në qytetin e Beratit. Është një moment për të gjithë industrinë i cili do të përpiqet të krijoj në sezonin e ri 2021 një situatë shumë pozitive duke qenë ne të parët në Ballkan që do të hapemi për sa i përket kontratave të turistëve të huaj. Po ashtu nga gjithë grupimet e shoqatave përfaqësueseve të interesave të biznesit të turizmit Ka qenë një kërkesë që tashmë po bëhet realitet. Operatorët e huaj kanë kërkuar me ngulm që hotelet shqiptare dhe strukturat e turizmit të mikpritjes të guidave, të hotelerisë të jenë të vaksinuara dhe sot ne po ja dalim duke përgatitur një sezon shumë të rëndësishëm për qytetin e Beratit e besoj për gjithë Shqipërinë për të qenë shumë i suksesshëm krahasuar me vitin 2020 nuk diskutohet, por për të patur mundësinë që t'ia dalim që shumë shpejt të shkojmë në shifrat e 2019. Për sa i përket turizmit është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare që ne kemi realizuar gjithçka që ne kemi patur kërkesë nga shoqata e operatorëve turistik. Sot kemi një turizëm i cili ndërtohet mbas një mbështetje të fortë të qeverisë shqiptare. Kemi një rritje me 20 % të turistëve në vitin 2019. Kemi një sistem të hoteleri turizmit, i cili përfiton nga taksa 6 % prej disa vitesh.  Kemi biznes të vogël që i shërben turizmit me taksa 0 % për të qenë të gjithë së bashku në një aleancë të madhe për të patur Shqipërinë turistike që ne duam", tha Klosi.

Personeli Hoteleri-Turizmit  po vaksinohen me AstraZeneca dhe gjatë ditës së sotme në berat do të vaksinohen 100 personel  dhe se brenda javës mendohet që në këtë zonë të jenë vaksinuar i gjithë personeli i turizmit.

Edhe në Sarandë, operatoret turistik dhe punonjësit e kësaj industrie, kanë nisur vaksinimin. Imunizimi i personave, që do të shërbejnë në turizëm pritet të sjell më shume siguri tek turistët gjatë sezonit veror.Operatorët turistik kanë pritshmëri, për një sezon të mbarë, duke shpresuar që muaji qershor të rikthej normalitetin në turizëm.

Prenotimet e para kanë filluar, janë kryesisht turistët nga vendet nordike ata të cilët kanë mbyllur rezervimet e tyre, për të pushuar në Sarandë.


Lajmi kryesor:

Vaksinimi masiv, nga sot marrin vaksinën anti COVID edhe punonjësit e transportit ajror! Manastirliu-Balluku: Ishin heronjtë tanë gjatë kohës së riatdhesimit


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!