Vijon zjarri masiv në pyjet e Devollit dhe Bulqizës, ushtria dhe banorët luftë me flakët, kërkohet ndihmë nga ajri (VIDEO)

Në Devoll dhe në Bulqizë vijon zjarri në dy vatra, ndërsa në terren janë forca të FA-së, punonjës të bashkisë, zjarrfikëses dhe banorë të zonave për të shuar flakët. Në Nikolicë të Devollit janë djegur 50 hektarë bimësi, kullota dhe pisha. Punonjësit po ndërhyjnë me mjete rrethanore, por pa sukses sepse vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi.  Ndërkohë puna e zjarrfikësve ka qenë tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Flakët po përhapen në sipërfaqe të tjera, ndërsa ka ndikuar edhe era për t'i shpërndarë.

Kryetari i bashkisë Eduart Duro ka nxjerr punonjësit e administratës në aksionin për të shuar zjarrin, ndërsa ka bërë edhe një kërkesë për ndërhyrje nga ajri, si rruga e vetme për neutralizimin e flakëve. Gazetarja e Report Tv në Korçë Gladiola Hoxha raporton se ka shkuar në 85 numri i forcave që operojnë për shuarjen e flakëve në Nikolicë.

Ndërkohë që një vatër zjarri është regjistruar edhe në Bulqizë. Aktualisht zjarri vijon në pyje dushku dhe ahu ku perimetri i jashtëm i vatrës po izolohet nga dy anët, por deri tani janë djegur mbi 5 hektarë në Fushë Bulqizë. Në vendngjarje po punojnë shërbimi zjarrfikës,  drejtoria e pyjeve, emergjencat civile bashkiake dhe banorë të zonës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/10/2019 16:17

    Sa gjynah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë