Vijon zjarri me intensitet në Drenie të Fierit, shefi i zjarrfikësve: Situata e vështirë, rrezikohet asfiksimi i efektivëve

Në fshatin Drenie të Fierit edhe sot vijon të jetë aktiv zjarri i cili nuk po kursen pyllin me pisha. Aktualisht në vendngjarje ndodhet reparti i zjarrfikëses së Patosit, i cili po mundohet të vendosë në kontroll flakët.

Zjarri në këtë zonë të Fierit vijon prej katër ditësh, ndërsa fillimisht ishte në pyllin e Roskovecit, ndërsa dje në pyllin me pisha ndërmjet Patosit, Mallakastrës. Deri më tani raportohet të jenë djegur deri në afërsisht 100 hektarë, duke përfshirë edhe kurorën me pisha.

Me qëllimin për të bërë shuarjen e tij Ministria e Mbrojtjes ndërhyri dje me një helikopter 'Cougar', i cili u mundua të fikte flakët, por pavarësisht këtij fakti sot zjarri vijon të jetë aktiv në Drenie.

Nga vendngjarja raportohet se zjarri është me intensitet të lartë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Patosit e kanë shumë të vështirë për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thepisur. Shefi Mzsh Patos Alket Halimi thotë 'se situata është shumë e vështirë dhe se tymi rrezikon asfiksimin e zjarrfikësve'. Më konkretisht ai u shpreh: 

"Zjarri ka 3 ditë që ka filluar në Drenie dhe aktualisht po hidhet në zonën e Lofkendit. Zjarrfikëset e tre bashkive janë angazhuar dhe kanë ardhur edhe forcat vullnetare. Dje pasdite ka qenë edhe helikopteri, që ka fikur përkohësisht flakët.

Policia  eshtetit duhet të merret me autorët e këtij zjarri sepse janë barbarë dhe po dëmtojnë mushkëritë e gjithë zonës. Dëmi mund të jetë në 100 hektarë pishë.

Unë kam 7 vjet si drejtues dhe për herë të parë po përballem me këtë zjarr në zonën e Drenies."

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë së Roskovecit, Maksim Goga, shprehet: "Situata është e rëndë. Është dita e katërt e zjarrit. Tre bashki për katër ditë rresht kanë qenë të impenjuar, por terreni i vështirë, temperaturat e larta kanë ndikuar që zjarri të mos fiket. Është riaktivizuar gjatë natës.

Nuk mund të them se ka qenë një zjarr i qëllimshëm. Është çështje ekspertësh."

Për situatën ka folur edhe drejtori i policisë së bashkisë Mallakastër Hajri Malaj: "Po bashkpunojnë të tre bashkitë, zjarrfikëset, por terreni është tej mase i thyer dhe punohet me forca vullnetare, me lopate dhe me mjete të tjera. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Është kërkuar ndihmë nga helikopteri për të ndërhyrë nga ajri. Duhet sepse po rrezikohet shtëpitë e fshatit Drenie."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 30/08/2020 10:36

    Po kameramani qe filmon, nuk rezikon??????? Gjithe vitin rrini kafeneve dhe ...ohohoho qejf, kur vjen rasti per pune FSHIHENI SI MINJ!!!! Nuk eshte ambjent i mbyllur, or i PARTISE !!!!!!!! DERGO EFEKTIVAT NE PUNE, OR I PARTISE !!!!!! Mbro pasurine se per kete te paguajme, O I PARISE !!!!!! .....Ka 30 vjet qe ketu nuk ka shtet, O I PARTISE !!!!!... ....RROFSHIN PARTITE !!!!!! ...RESPEKT, RESPEKT I PAFUND PER ATA QE JANE NE KRYE TE DETYRES DHE SAKRIFIKOJNE, POR......ne fund te fundit ate profesion kane zgjedhur dhe per te paguhen!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali