Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Zjarri nga dora e njeriut, të gjithë forcat në gatishmëri

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite (25 korrik) vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.

"Zjarri ka më shumë se 24 orë që ka rënë. Ka nisur diku rreth orës 10:00 (25 korrik). Është dukur sikur është menaxhuar fillimisht mirë, por rreth orës 15:00 ka pasur shtim të erës. Kushtet klimatike kanë qenë në disfavor. Më pas ka pasur dhe prezencë të tymit mbi qytet. Ju garantoj se kemi qenë 24 orë/7 këtu të gjithë bashkë. Kemi marrë ndihmë konkrete nga ministria e Mbrotjes me kërkesë të bashkisë. Kanë sjellë dy mjete me zinxhirë dhe 2 kamionë. Kemi pasur dhe ndihmë nga biznesi. Kompania që po punon aeroportin na ka ndihmuar me 4 kamionë. Ka pasur nëj prezencë të madhe mjetesh por duhet të lutemi që dhe koha të na ndihmojë. Erë, të mos ketë që të mos përhapet tymi në qytet" thotë kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Kryebashkiaku është i bindur se pas flakëve nuk fshihen shkaqe natyrore por dora e njeriut dhe kërkon nga autoritetet të ndihmojnë për të zbuluar autorin.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Nuk mund të digjet kurresi fusha e mbetjeve vetë. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta, 4o gradë dhe nuk kemi pasur problem. I bëj thirrje policisë, prokurorisë të na ndihmojë të identifikojmë autorin se pak rëndësi ka me qëllim apo jo, por duhet të japim shembull për komunitetin se në fund të ditës e pëson i gjithë qyteti”, tha Dredha.

Dredha ka folur edhe mbi landfildin e Sherishtes, për të cilin tashme është firmosur një vendim që i kalon ministrisë së Mjedisit dhe agjencinë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhoje lidhet një kontratë me Bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep bashkisë se Vlorës nen administrim këtë landfild. Dredha konfirmon se shpreson që gjithçka te mbyllet sa më shpejt, por edhe të nisë projekti i kapsulimit.

"Kjo është një fushë e grumbullimit të mbetjeve që ka 40 vjet që përdoret. Nuk është se e përdorim sot, dhe praktikisht është jashtë kapaciteteve. Të gjithë jemi koshientë. Që nga dita e parë që kam ardhur në bashki jemi duke u marrë përditë me handikapin ligjor. Para pak ditësh ka kaluar një vendim në Këshillin e Ministrave që i hap rrugë bashkisë ti kalojë menaxhimi i asaj fushe për të përfunduar punimet e pambaruara më parë. Shpresoj për 2 - 3 javë. Jemi optimist që fusha e Sheristës të vendoset në funksion. Në këtë moment nis projekti i kapsulimit. Shumë shpejt do të kemi një marrëveshje direkt me ministrinë e Turizmit që gjithë punimet dhe menaxhimi i landfillit në Sherishtë të bëhet nga bashkia Vlorë" 

Dredha ka theksuar se flotës se zjarrfikëses së Vlorës do t’i shtohet një tjetër mjet ndërsa situata ka qenë e vështirë edhe për shkak të erës.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike