Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut

VLORË-  Në kulmin e sezonit turistik, Vlora po përballet me një ndotje mjedisore të shkaktuar nga flakët që kanë përfshirë fushën e mbetjeve prej paradites së djeshme (25 korrik 2024)  Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje përhapet në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.

Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrië shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur as deri në orët e vona të mbrëmjes së 26 korrikut.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për median thotë se kemi të bëjmë me një faj njerëzor.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë. Prokuroria e Policia të na ndihmojë të gjejmë autorin”, tha Dredha.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet me dron (rreth orës 10:00 të ditës së sotme) mbi qytetin bregdetar ku shihet qartë ndotja e krijuar si pasojë e djegies së mbeturinave.  Edhe në mbrëmje flakët kanë vijuar dhe tymi ka mbuluar qytetin bregdetar.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës, pasi era era fryn nga verilindja.

Në terren janë dy fadroma dhe një kamion i bashkisë që hedhin dhera për të izoluar vatrat. Për shkak të situatës së rënduar është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të cilat mbërritën në Vlorë rreth mesdites së 26 korrikut.

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjeter, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:19
Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

 

Në fushën e mbetjeve në Vlorë zjarri vazhdon ende. Në pamjet e siguruara për Report Tv dhe Shqiptarja.com shohim se edhe në këtë orë të mbrëmjes flakët vijojnë të jenë ende aktive, ndërsa tymi vazhdon të pushtojë qytetin bregdetar.

Ora 19:02
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Zjarri nga dora e njeriut, të gjithë forcat në gatishmëri

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite (25 korrik) vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.

"Zjarri ka më shumë se 24 orë që ka rënë. Ka nisur diku rreth orës 10:00 (25 korrik). Është dukur sikur është menaxhuar fillimisht mirë, por rreth orës 15:00 ka pasur shtim të erës. Kushtet klimatike kanë qenë në disfavor. Më pas ka pasur dhe prezencë të tymit mbi qytet. Ju garantoj se kemi qenë 24 orë/7 këtu të gjithë bashkë. Kemi marrë ndihmë konkrete nga ministria e Mbrotjes me kërkesë të bashkisë. Kanë sjellë dy mjete me zinxhirë dhe 2 kamionë. Kemi pasur dhe ndihmë nga biznesi. Kompania që po punon aeroportin na ka ndihmuar me 4 kamionë. Ka pasur nëj prezencë të madhe mjetesh por duhet të lutemi që dhe koha të na ndihmojë. Erë, të mos ketë që të mos përhapet tymi në qytet" thotë kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Kryebashkiaku është i bindur se pas flakëve nuk fshihen shkaqe natyrore por dora e njeriut dhe kërkon nga autoritetet të ndihmojnë për të zbuluar autorin.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Nuk mund të digjet kurresi fusha e mbetjeve vetë. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta, 4o gradë dhe nuk kemi pasur problem. I bëj thirrje policisë, prokurorisë të na ndihmojë të identifikojmë autorin se pak rëndësi ka me qëllim apo jo, por duhet të japim shembull për komunitetin se në fund të ditës e pëson i gjithë qyteti”, tha Dredha.

Dredha ka folur edhe mbi landfildin e Sherishtes, për të cilin tashme është firmosur një vendim që i kalon ministrisë së Mjedisit dhe agjencinë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhoje lidhet një kontratë me Bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep bashkisë se Vlorës nen administrim këtë landfild. Dredha konfirmon se shpreson që gjithçka te mbyllet sa më shpejt, por edhe të nisë projekti i kapsulimit.

"Kjo është një fushë e grumbullimit të mbetjeve që ka 40 vjet që përdoret. Nuk është se e përdorim sot, dhe praktikisht është jashtë kapaciteteve. Të gjithë jemi koshientë. Që nga dita e parë që kam ardhur në bashki jemi duke u marrë përditë me handikapin ligjor. Para pak ditësh ka kaluar një vendim në Këshillin e Ministrave që i hap rrugë bashkisë ti kalojë menaxhimi i asaj fushe për të përfunduar punimet e pambaruara më parë. Shpresoj për 2 - 3 javë. Jemi optimist që fusha e Sheristës të vendoset në funksion. Në këtë moment nis projekti i kapsulimit. Shumë shpejt do të kemi një marrëveshje direkt me ministrinë e Turizmit që gjithë punimet dhe menaxhimi i landfillit në Sherishtë të bëhet nga bashkia Vlorë" 

Dredha ka theksuar se flotës se zjarrfikëses së Vlorës do t’i shtohet një tjetër mjet ndërsa situata ka qenë e vështirë edhe për shkak të erës.

Ora 12:34
PAMJET ME DRON/ Zjarri tek fusha e mbetjeve ka vijuar gjithë natën, edhe ushtria shkon në Vlorë

Forcat e ushtrisë me makinat e tyre kanë mbërritur në Vlorë për të ndihmuar për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve që vijon prej ditësh së djeshme.

Ndërkohë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv flakët ka mbërritur pamjet me dron natën ku duket që flakët kanë vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment. Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të morë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit. 

Nga planet në Vlorë kanë mbërritur 3 makina ushtrie në ndihmë të zjarrfikëseve.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 27/07/2024 07:50

    Ka 40 vjet fusha qe eshte me mbetje po ne nuk e perdorim me, po landfilldi i sherishetes do edhe 2-3 jave. Po ku i hedh mbetjet e vlores sot o kryetar sepse vlora eshte 2 fish mbetje ne kete muaj.

    Përgjigju
  • Bledi: 27/07/2024 00:33

    Çfare titulli, flaket nga dora e njeriut, po pse kush ja vuri flaken macet dhe qente.

    Përgjigju
  • Timo: 26/07/2024 15:18

    Nqs janë të qëllimshme dhe po sulmohet turizmi atëherë kapni zjarrvënesit që përdorin dronë, jo barinjtë e varfër.

    Përgjigju
  • asolingo: 26/07/2024 15:07

    Nuk kishte aq ere sa te pengonte punen e zjarrfikseve mos te them skishte fare thjesht sabotazh!!!

    Përgjigju
  • Festo: 26/07/2024 14:42

    Edhe tani plot eshte qyteti me tym.Z.kryetar merr masa per femijet tane qe i semure me keto substanca kanceroze qe çlirohen!Karma Ermal Dredha

    Përgjigju
  • LORA: 26/07/2024 12:50

    Jam ne Vlore.Reja dhe era e tymit duket kudo deri ne drejtim te Karaburunit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/07/2024 12:23

    Po na sulmojne turizmin grupet e strukturuara kriminale te huaja. Duan te shkaterrojne maldivet e europes. Kane zili kulturen e famshme vlonjate te te berit turizem.

    Përgjigju
    • Citizen: 27/07/2024 15:24

      ky nuk eshte faji i krimineleve, ky eshte faji juaj qe zgjidhni politikane te gabuar dhe akoma besoni ne budallenjte qe ju thuhet.

    • Rama cazzo: 26/07/2024 16:51

      Ahahaa

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja