Vijon zjarri në pikën turistike të Funarit, një vatër e re përfshin fshatin Gur i Zi në Elbasan

Sot është dita e dytë e ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit qe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët dhe pisha në fshatin Cerruj që ndodhet në pikën turistike të Funarit në Elbasan. 

Në mbështetje të shërbimit zjarrfikës dhe ekipeve të tjera të Bashkisë Elbasan në ndihmë ka mbërritur edhe një helikopter i cili po punon për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Gjithashtu një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gur i Zi, në njësinë Administrative Labinot Mal. Kodrinat e Cërrunjës dhe Gurit të Zi me shkurre dhe bimësi të ulët, por edhe pyll me pisha janë përfshirë nga zjarri.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë me mjete zjarrfikëse dhe e gjithë puna është përqendruar me mjete rrethanore me ndihmën edhe të banorëve të zonës.  Me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, nisur nga situata emergjente është kërkuar ndërhyrja nga ajri e cila nuk ka vonuar. Zjarri vazhdon i ndihmuar edhe nga era që të djegë sipërfaqet e kodrave. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ndoqi nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballen ekipet zjarrfikëse ndërsa i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të venë para ligjit autorët.

Gjithashtu edhe Berati është përfshirë nga dy zjarre të njëpasnjëshëm të qëllimshme në Urën Vajgurore. Brenda një ore zjarr në një garazh në Gurin e Bardhë dhe në oborrin e një banese në lagjen "18 Tetori". Në harkun kohor të 1-ore dy zjarre janë regjistruar në Urë-Vajgurore. Një zjarr ka rënë në një garazh në fshatin Guri i Bardhë dhe një zjarr tjetër ka përfshirë oborrin e një banese në qendër të qytetit, në lagjen "18 Tetori". Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka mundur të vejë nën kontroll flakët që shkrumbuan mjetin e parkuar në garazh, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërthim të mundshëm, për shkak se mjeti që u përfshi nga flakët ishte me impiant gazi. Edhe zjarri i rënë në oborrin e banesës në lagjen "18 Tetori" përfshiu një sipërfaqe të gjerë toke,duke rrezikuar edhe banesat përreth por fatmirësisht u lokalizua në kohë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve. Paraprakisht mendohet se të dy zjarret e regjistruara në Urë-Vajgurore kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut