TIRANË- Disa shoferë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Siç mund të shihet në pamje, këta shoferë ndonëse kanë kryer parakalimin kanë vazhduar të qarkullojnë në anën e majtë të karrexhatës, ndonëse rruga është e lirë. Për këtë arsye ato janë ndaluar nga patrulla që i ka gjobitur.

“Në këtë video të dronit "edukues" evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me shkelësit. Kujdes‼ Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!  Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’, thuhet në njoftimin e policisë.