Opera që rrëfen dramën e Romeos dhe Zhuljetës "I Capuleti e Montecchi" e Belinit ka pritur plot 65 vjet për të ardhur premierë në Tiranë. Pas suksesit me provën gjenerale premiera këtë fundjavë do të shfaqet për publikun.
Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe sopranoja Eva Golemi shkëlqejnë me performancën e tyre në duetin e Romeos e Xhuljetës në operën "I Capuleti e Montecchi" të Belinit.
Kjo opera ngjitet vetëm pas 65 vjetësh në Teatrin e Operës në Tiranë, për shkak të vështirësive specifike të interpretimit. Belini e ka projektuar rolin e Romeos për mezzosprano.

Sot në provat gjenerale Vikena Kamenica solli në skenë përmes vibrimeve të bukura e forcës së zërit profilin e një Romeoje 15-vjeçar, djaloshit pasionant e trim, por tepër naiv para një bote plot ligësi e mendësi të komplikuara. Eva Golemi përcolli ngjyrat e bukura të shpirtit të një Zhuljete të brishtë e delikate.
Skena e teatrit të operës u bë më tërheqëse nga elementët skenografikë dhe kostumet e Ardi Asllanit. Fustani qumështor i Zhuljetës dhe lëvizjet delikate të Eva Golemit brenda kësaj veshjeje magjike të lënë pa fjalë.
Duken edhe më rrëqethëse këngët melankolike e dramatike të korit kur këngëtarët shfaqen me kostume të punuara me finesë. Kori në këtë premierë harmonizon muzikën e Belinit me poezinë shekspiriane.
Këto janë provat gjenerale që kurorëzuan me sukses premierën "I Capuleti e Montecchi" të Belinit, e cila do të ngjitet në skenë me regji të Ailyn Bozok të shtunën në mbrëmje në orën 19.00. Suksesit të premierës i japin shkëlqimin përfundimtar edhe solistët e tjerë si Klodian Kaçani që interpreton Tebarldon, Armando Likaj që interpreton Capeellio-n dhe Enriko Marekzini që interpreton Lorencon.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO