Vikena Kamenica në Paris më 15 shkurt

Vikena Kamenica në Paris më 15 shkurt
Këngëtarja e suksesshme Vikena Kamenica do të jetë në Paris pranë festës së “Shën Valentinit” më 15 shkurt.

Rezart Jasa i cili drejton dhe organizon evente kulturore në Paris, shpjegon se Kamenica do të këndojë përpara artdashësve francezë muzikën italiane në mënyrë “jazz”, një kombinim të alegrisë së muzikës italiane me lirinë e muzikës “jazz”.



Në këtë koncert që do të jetë më 19 shkurt këngëtarja shqiptare do të jetë e shoqëruar nga Lucio Amanti, kompozitor dhe violincelist soliste me origine napolitaine së bashku me pianistin e njohur tashmë i cili jeton prej vitesh në Paris, Genc Tukicin.



Kamenica dhe miqtë e saj artistë do japin një mënyrë të re të konceptimit të muzikës së lehtë, “jazz” me atë tradicionale italiane.

Mësohet se gjithçka është gati e ndërsa dhe posterat janë realizuar dhe qëndrojnë të vendosur në vendet e duhura.

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve