Vikena Kamenica, sfida me rolin
e Romeos në Teatrin e Operës

Vikena Kamenica, sfida me rolin<br />e Romeos në Teatrin e Operës
Opera që rrëfen dramën e Romeos dhe Zhuljetës "I Capuleti e Monteçhi" e Belinit do të priste plot 60 vjet për të ardhur premierë në Tiranë. Belini ka krijuar një sfidë për regjisorët dhe këngëtarët e operës.
 
Romeo do të luhet nga një mezzosoprano femër. Vikena Kamenica, mezzopranoja e njohur që këtë herë vishet me pantallona, rrëfen sfidat e rolit të saj.

opera belinit capuleti
 
“Belini është babai i belkantos dhe normalisht ka një energji shumë të fortë sfiduese. Regjisorja Aylin Bozok na ka falur shumë nga përvoja e saj. Pasioni për të luajtur në marrëdhënie me Xhuljetën më vjen nga fakti se unë kam veshur mbi të gjitha petkat e Shekspirit. Do të kem edhe një kostum intersant. Kostumet e Adi Asllanit janë të epokës ku ndodh ngjarja dhe ju do të shihni një spektakël të bukur, që sjell një Romeo e Zhuljetë tjetër. Romeo do të jetë një figurë jo shumë burrërore, por një djalosh vetëm 15-vjeçar, një natyrë e butë dhe brishtë. Fati im është se unë ndaj skenën me Eva Golemin një këngëtare shumë të mirë në Teatrin e Operës dhe do kemi një komunikim shumë të mirë”, thotë Vikena Kamenica për Report Tv.

opera belinit capuleti
 
Premiera "I Capuleti e Monteçhi" do të ngjitet në Teatrin e Operës në Tiranë në datat 20, 24, 26 dhe 27 mars 2016.

opera belinit capuleti
 
Zhuljeta do të interpretohet nga sopranoja e njohur Eva Golemi, Romeo nga Vikena Kamneica, Tebarldo do të interepretohet nga Klodian Kaçani, “një talent që i vjen rallë operës shprehet Eva Golemi për Golemi për të.
 
opera belinit capuleti

Roli Capeellios do të këndohet nga Armando Likaj dhe Lorenco nga Enriko Marekzini.

opera belinit capuleti
 
“Është një opera që i ka munguar repetorit të opeërs për këto 65 vjet. Është një sfidë e madhe, jo vetëm për mua, por për të gjithë këngërtarët e operës”, pohon sopranoja Eva Golemi, duke shtuar se “Është e vërtetë se unë luaj për herë të parë me një aktore femër, por Vikena di ta superoj rolin”.

opera belinit capuleti
 
Regjisorja zvicerano-turkes Ailyn Bozok, pohon ndërkohë se se po punon me kënaqësi me artistët shqiptarë duke iu sjell një eksperiencë të veçantë të operës beliniane. Ajo shprehet “se kam besim në suksesin absolut të artistëve shqiptarë. E gjithë premira do të ketë sukses”, tha Bozok.

opera belinit capuleti

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin