SHBA, Boston - Mëngjesin e kësaj të mërkurë me kohën shqiptare, Norvegjia fitoi 1-4 kundër Irakut në stadiumin 'Gillette' të Bostonit për llogari të Grupit I në Kupën e Botës 2026.

'Vikingët' me Erling Haaland dominuan takimin, por 'Luanët e Mesopotamisë' ia dolën që për disa minuta të barazonin, duke lënë shenjën e tyre në këtë turne.

Përballja nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos rrezikuar. Sfida u zhbllokua pas 29 minutave lojë dhe për këtë mendoi Erling Haaland. Ylli i Norvegjisë përfitoi nga një pasim i Wolfe dhe e ndali sferën pas krahëve të portierit Hassan. Megjithatë Iraku nuk u dorëzua dhe ia doli që të barazonte me Hussein në minutën e 39-të. Festa e golit zgjati pak për Irakun, pasi sërish Erling Haaland shënoi golin e dytë për Norvegjinë duke e mbyllur 1-2 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Norvegjia e trajnerit Stale Solbakken 'vulosi' fitoren me golin e Ostigard, teksa në fund kishte vend edhe për autogolin e Hussein, duke bërë që 'Vikingët' të merrnin tri pikë shumë të vyera në rikthimin pas 28 vitesh në një Kupë Bote.

Pas ndeshjeve të para Grupi I kryesohet nga Norvegjia dhe Franca me nga tre pikë, ndërsa pas tyre Senegali dhe Iraku me zero pikë. Kujtojmë se Franca fitoi 3-1 kundër Senegalit pak orë më parë.

Në sfidat e radhës, Franca luan kundër Irakut më 22 qershor, ndërsa Norvegjia dhe Senegali luajnë më 23 qershor.

Renditja e Grupit I pas ndeshjeve të para:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.