Viktimat në Deçan ndërhynë për të
 shuar sherrin mes dy kushërinjëve

Viktimat në Deçan ndërhynë për të<br /> shuar sherrin mes dy kushërinjëve
Thyerja e xhamave të një autobusi, para disa ditësh, ishte bërë shkak për një konflikt mes dy kushërinjve Dervish e Sali Lushaj nga fshati Shaptej i Deçanit.
 
51-vjeçari Dervish Lushaj akuzonte familjarët e Saliut se i kishin thyer xhamat e automjetit që ndodhej i parkuar para shtëpisë së tij. Përleshja e fundit mes dy familjarëve ndodhi të enjten mbrëma, rreth orë 19:30 dhe përfundoi me dy të vrarë. 
 
Djali 25-vjeçar i Sali Lushajt, Durimi, dyshohet se qëlloi për vdekje vëllezërit Rexhep Ramaj (48 vjeç) dhe Burim Ramaj (34 vjeç), të cilët po tentonin të shuanin përleshjen mes kushërinjve.
 
Menjëherë pas vrasjes, Policia arrestoi 52-vjeçarin Sali Lushaj si bashkautor i krimit të dyfishtë, ndërsa të premten në mesditë në prangat e autoriteteve policore ra edhe djali i tij, Durim Lushaj, si i dyshuari kryesor për vrasjen.
 
Sipas policisë së Kosovës, në momentin e arrestimit 25-vjeçarit iu gjet një armë automatike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë