Viktor Doda: Situata, e keqmenaxhua

Viktor Doda: Situata, e keqmenaxhua
Koorporata Elektroen- ergjetike Shqiptare ka konfirmuar dje se kuotat në liqenet e e hidrocentraleve kryesore vijojnë të jenë të njëjta që prej dy ditësh, pra në nivele të ulëta të shenuara deri tani. Gjithashtu, prurjet mesatare ujore në liqenin e Fierzës dhe Komanit janë minimale, ndërsa në Vaun e Dejës praktikisht janë zero. KESH vijon normalisht prodhimin e energjisë, për të plotësuar 14 milionë kilovat orë energji për konsum, ndërkohë që një shifër gati e njejtë me këtë importohet.Dëbora dhe ngricat e javëve të fundit në veri kanë rënduar situatën në nivelin e liqeneve të HEC-eve në kaskadën e lumit Drin, por KESH-i siguron se do të vazhdojë të importojë energji, për të ruajtur rezervën hidrike në kaskadën e lumit Drin. Edhe gjatë muajit të ardhshëm. Ish-ministri Viktor Doda mendon se institucionet përkatëse nuk kanë punuar siç duhet për të menaxhuar situatën kur ishte koha e përshtatshem, kështu që kjo e rëndon edhe më tej situatën aktuale.

Si e vlerësoni situatën hidrike dhe prodhimin nga hidrocentralet aktualisht?
Gjendja në liqenet e hidrocentraleve nuk është e mire dhe situata duhej manaxhuar ndryshe gjatë pranverës së shkuar. Eksporti i energjisë elektrike gjatë vitit të shkuar duhej të ishte ndërprerë më parë. Situata është e vështirë edhe për shkak të marrëdhënieve mes Koorporatës Elektroenergjetike dhe CEZ-it. KESH-i nuk duhet ta furnizojë CEZ-in me të gjithë sasinë e energjisë elektrike që kërkon, pasi gjendja financiare e KESH-it është rënduar nga blerja e energjisë elektrike dhe shitja e saj me çmim më të lirë.

A ka potenciale Shqipëria për të prodhuar më shumë energji elektrike, me këto kushte?
Shqipëria ka mundësi të mëdha për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike. Por, kërkohet transparence edhe në dhënien e koncesioneve për hidrocentralet, në mënyrë që këto vepra të vihen sa më shpejt në funksionim. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova duhet të realizojnë një bashkëpunim energjetik për të shkëmbyer energjinë në varësi të burimeve të prodhimit.

A duhet synuar në forma të tjera të energjisë?
Duhet hequr dorë nga idetë për ndërtimin e centraleve bërthamorë, Shqipërisë i mungon eksperienca e duhur.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane