Vila 1.6 mln € e Vlahutin, reagon
BE për Report TV: Blerja, korrekte

Blerja e një vile 1.6 milion euro në një fshat turistik në periferi të Tiranës si rezidencë të BE-së, e ka vendosur ambasadoren e unionit Romana vlahutin në qendër të akuzave mediatike.
 
Sipas të përditshmes Dita, vila luksoze 345 metra katrorë, në atë e quan “fshatin e të korruptuarve” është blerë më shtrenjtë nga çmimi i referencës në faqen e kompanisë së ndërtimit.
 
Madje sipas shkrimit të gazetës, të shpërndarë më pas dhe në media të tjera online, një mision auditi i BE-së do udhëtojë drejt Tiranës për këtë blerje.
 
Report Tv u interesua mbi këtë akuzë dhe përgjigja erdhi nga Brukseli.
 
Në një reagim për Report Tv, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e BE u shpreh se blerja ka qenë konform çdo rregulli të funksionimit të përfaqësive diplomatike të unionit.
 
Vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë. Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së. Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”.
 
Deri më tani ambasadorët e Bashkimit Europian kanë jetuar në rezidenca të marra me qira, por mesa duket unioni ka vendosur të ketë një banesë fikse për diplomatin e saj në Tiranë.

"DITA": Vlahutin me vilë 1.6 mln euro në periferi të Tiranës
Gazeta “Dita” ka publikuar sot një kontratë noteriale, në bazë të së cilës, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka blerë rezidencën e saj në një qendër banimi në periferi të Tiranës.

Sipas kësaj gazete, "dokumentet zbulojnë se rezidenca e re e ambasadores Vllahutin është blerë me fonde të BE-së për plot 1 milion e 649 mijë euro, duke u renditur ndoshta në top listën e vilave më të shtrenjta. Bëhet fjalë për një vilë rreth 345 metra katrorë në një truall rreth 1600 metra katrorë”.

Me një llogari të thjeshtë, shkruan DITA dhe duke krahasuar çmimet e vetë kompleksit në faqen zyrtare del se BE ka blerë me një super-çmim që tejkalon disa herë çmimin me të cilin shitet edhe vila më e shtrenjtë në këtë kompleks.

Dhe për më tepër, nuk rezulton që selia e BE në Tiranë të ketë kryer tender për këtë blerje. “Duke qenë se përgjithësisht BE nuk blen vila për ambasadorët e vet, por përdor qiranë, ky përjashtim në Tiranë, aq më tepër me gjithë këto pikëpyetje nga pas, nuk ka kaluar pa u vënë re”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno