Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’

TIRANË - Vila e ish-dikatorit në zonën e ish-bllokut, është shndërruar në një ambient të hapur e kulturor, e nga sot do të jetë rezidencë artistike për të pritur artistët shqiptarë dhe të huaj në organizimin e ngjarjeve kulturore. Rezidenca do quhet Vila 31 dhe Art Explora, emri i fondacionit që po realizon projektin.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe me ambasadoren franceze Catherine Suard.

Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë për përfundimin e transformimit të një godine historike, duke e kthyer atë në një hapësirë krijuese për artistët e rinj shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së elementeve historike dhe dekorit, duke krijuar një qendër që frymëzon dhe sjell sinergji të reja në art.

'Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përsiatjeve për çfarë duhet të ndodhi me këtë godinë e dilemave se çfarë programi duhet të kishte kjo godinë e tundimeve për ta shembur dhe për ta kthyer në diçka tjetër. mbaron në mënyrën më të mirë. Falë dy arkitektëve që janë këtu. Kush nuk u lavdërua këtu, por arkitektë kanë meritë të jashtëzakonshme, si e kanë transformuar këtë shtëpi me fantazma në një hapësirë që ka program diametralisht të ndryshëm me programin e kësaj shtëpie por duke ruajtur një përmbajtje e dekorit që vetëm e bën këtë qendër më të jetueshme dhe frymëzuese. Shumë faleminderit për punën e bërë. Jam gjithmonë i impresionuar për partnerin mashkull të çiftit të arkitektëve është gjithnjë i dëshpëruar. Pamja e tij sikur është gati të japë lamtumirën nga kjo botë. Shumë respekt për punën.'

Duke ironizuar të kaluarën diktatoriale, Rama theksoi se kjo qendër është një “shtëpi e degjenerimit modernist” – një simbol i lirisë dhe krijimtarisë që kundërshton shtypjen e së shkuarës. Ai shtoi se përmes projekteve si kjo, përfshirë edhe planet për një shtëpi për shkrimtarët në Gjirokastër, Shqipëria po ecën drejt një kulture që respekton të kaluarën, por që ndërton të ardhmen mbi vlerat e artit dhe lirisë.

'Besoj se gjëja më e duhur që duhej bërë në këtë hapësirë ishte koj që u bë. Që kjo hapësirë të përdoret për të bërë gjërat që Enver Hoxha do i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. kjo ka qenë në fakt motoja shtytëse në mendjen tonë. Çfarëdo gjë që të bëjmë aty të bëjmë që Enver Hoxha të rrotullohet në varr me pendesë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerimi modernist. Kjo do jetë një shtëpi e degjenerimit modernist. Nuk ka më bukur se këtë hapësirë ta përdorin artistët e rinj dhe të reja nga e gjithë bota. Krimet i keni në muzeun e Gjethes, keni Bunkartin. Jemi duke punuar për muzeun të përndjekjes në Shkodër.

Çfarë do uji që ti japësh gomarit ja ke dhënë me temperaturën e gabuar. Kur bëmë Bunkartin shpërtheu histeria se po kthehet e shkuara. Për të dytin vajtën me kazma dhe me dy gishta që të shembej bunkeri. U vu statuja e Stalinit dhe Leninit si një gjest vetëironie, uuu, sido që ta bësh këtu. Kemi bërë këtë zgjedhje, kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ka ardhur si rezultat i një kohe të gjatë reflektimi. Ripërdorimi duke përqeshur historinë por pa e fshirë, është gjëja më e pjekur dhe shëruese me të kaluarën', tha Rama.

Ministri Gonxhja vuri theksin te dinamika që mund të sjellë kjo qendër në tregun e artit shqiptar, që gjithmonë ka vuajtur për menaxherë të mirë të artit.

'Falënderoj kryeministrin për këtë projekt. Ekipi jonë së bashku me Art Explora do bëjnë ç’është e mundur që organizimi i mbështetjes edhe nga pikëpamja e kontratës që kemi për çdo aspekt të këtij projekti dhe përfshirjen e qendrës në mënyrë n e re si kemi konceptuar grantet për 2025 e në vijim. Do mbështesim qendra dhe shoqata në mënyrën e re si do jetë pjesëmarrja e MEKI, mënyra si vërtetë Art Explora çelë këtë qendër dhe e gjen Tiranën në një hotspot me një jetë artistike të pavarur në mënyrë transparente.

Vjen në momentin e duhur dhe në një situatë ku jemi të përgatitur për rolin e qeverisjes karshi artit dhe artistëve. Në këtë qendër do ketë dhe kurse profesionale. Kemi shumë artisti por nuk kemi nivelin që do donim edhe për administrimin financiar dhe nevojën për menaxhimin e qendrave. Një gjë arti dhe një gjë tjetër administrimi. Kemi pasur shkolla dhe klasa artistësh por nuk kemi pasur breza menaxherësh.'

Gjithashtu dhe ambasadorja Suard nënvizon se qendra e vilës 31 e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave europiane të krijimit dhe artit bashkëkohor.

'Nder i madh të jem mes jush për të përuruar këtë projekt si vila 31 sa nënshkrimit të marrëveshjes gjatë vizitës së presidentit Macron në Tiranë. Emblemë e shndërrimit të Shqpiërisë që i jepni shtysë i dashur Edi, ky vend futet në një jetë të re përkushtuar krijimit artistik. Vila 31 më tepër si hapësirë pune është një vizion hapja e një arti pa kufij i rrënjësuar në inovacionin. Ajo e shënjon Tiranën në rrjetin e platformave europiane të krijimit dhe artit bashkëkohor. Vil 31 pjesë e dinamizmit të bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë. Këtë dinamikë do e performojë gjatë 2025 duke pasur në sfond emërimin e Tiranës si kryeqytet i kulturës. Për këto projekt shpreh falenderimin për autoritet shqiptare për ju Edi dhe Blendi dhe bashkëpunëtorët tuaj. Jam e bindur së këto vepra do reflektojnë në afrimimin mes Francës dhe Shqipërisë', tha në fjalën e saj ambasdadorja Suard.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapësirën e re të Vila 31 të ish diktatorit Enver Hoxha, të transformuar si një mundësi të jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për t’u takuar dhe krijuar në një mjedis ku secili ka zonën e tij individuale, por ndan edhe hapësirën e përbashkët për bashkëpunim dhe frymëzim.

Duke ndarë një përvojë personale nga një qendër arti në Paris, Rama solli humorin e një gjobe të marrë për njollosjen e parketit me bojë, duke vënë në dukje rëndësinë e respektimit të hapësirës, por edhe lirinë e krijimtarisë.

'Mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptare dhe nga e gjithë bota për tu takuar në një hapësirë ku secili ka zonën e vet por të gjithë bashkë kanë dhe hapësirën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të ngjashme. Në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris. Kur erdha këtu më  vunë një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin. Duhet të siguroheni që keni një gjobë të tillë. Duke parë gjithë këto parkete. Ishte goxha gjobë. U detyrova ta paguaj. Në këtë hapësirë do krijohen sinergji të reja edhe për mënyrën si është i ndërruar projekti. I uroj sa më shumë sukses Art Explora në këtë ekspeditë të re. I uroj ta kalojnë sa më mirë. Një konkurrencë e jashtëzakonshme. Do rritet numri i atyre që do duan të vijnë. Kush e merr këtë mbështetje është vërtetë me fat. Patjetër më vjen mirë që u bëmë sebep. Mungonte', nënvizoi Rama.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 16/01/2025 17:57

    Ajo vile duhet ti kthehet pronarit. Imagjinoni vilat e juaja ti sekuestrojne e mbas 50 vitesh ti ja japin emigrantve nga bangladeshi se do vije dhe ajo dite sa do larg te duket. Shikoni se po ndodhe ne bote avash avash

    Përgjigju
  • Bimi: 16/01/2025 16:49

    Duket sikur e dekotuar Vis Berberi Arrsh-se

    Përgjigju
  • landi: 16/01/2025 16:47

    Mezi pres sa te hapet Galeria e Arteve ne Surrel.

    Përgjigju
  • Po: 16/01/2025 16:46

    Nuk ka qene kurre vila e Enverit por vile qeveritare domethene e popullit. Shikoni vilat dhe kullat e Enverve te vegjel sot ne Tirane.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 16/01/2025 16:43

    Veprohet drejte qe vila shteterore 31 e Bllokut do ti sherbej artit.Emertimet si vila e Enver Hoxhes,kur nuk ishte prone e tij,eshte pa kuptim.Ajo ishte nje banes e dhene ne perdorim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues