TIRANË - Televizioni A1 Report ka siguruar pamjet e vilës model “Champagne” në pronësi të anëtarit të KLD-së Gjin Gjonit. Vila, e cila ndodhet në zonën e Farkës sipas denoncimit te ILKPDI-se kap vlerën e 700 mijë Eurove.
Pas denoncimit të ILDKPKI-së kamera e A1 Report ka shkuar në rezidencën ku ndodhet dhe vila e Gjin Gjonit, e cila eshte nje zone eksluzive shtepish banimi ku sipas burimeve te agjencive imobiliare ne Tirane vilat arrijne çmime nga 500 mije euro dhe kapercejne vleren e 1 mln euro.
Identifikimi i vilës u bë i mundur nga banorë të zonës, të cilët saktësuan se vila që po shikoni ne foto, i përket anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni. Sipas banoreve, ai dhe bashkëshortja e tij janë parë të frekuentojnë që prej perfundimit këtë vilë. Vetë Gjin Gjoni, në një intervistë telefonike për A1Report saktesoi se vila është në pronësi të bashkëshortes së tij, Elona Çaushi.

(Në foto: Vila që sipas ILDKPKI është në pronësi të gjyqtarit Gjin Gjoni)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO