40-vjeçarja e bleu vilën 14 milion dollarë disa vite më pare, por vlera e saj është rritur shumë vitet e fundit dhe ka arritur në shifrën 30 milion dollarë.
Vila e aktores së famshme të Holliwood-it ndodhet në Hanalei në ishullin Kauai, i njohur ndryshe edhe si ‘kopshti-ishull’, për shkak të bimësisë së shumtë që gjendet aty.
Shtëpia ka një sallon të madh, një kuzhinë, një dhomë ngrënie, shtatë dhoma gjumi dhe një banjë. Ajo rrethohet nga një kopsht gjigant i cili përfundon në plazh. E gjithë prona zë një hapësirë prej 400 metra katrorë.
Në këtë ishull të famshëm kanë vila gjithashtu edhe personazhe të tjerë, si themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe Chuck Norris.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
