Valdrin Rashica është firma e radhës për ekipin e Skënderbeut duke e dërguar në 3 numrin e firmave pas Sebino Plakut dhe Valmir Nafiut, ndërsa në vazhdim pritet që të zyrtarizohen edhe brazilianët.
Futbollisti kosovar prej 6 janarit ka qenë në Spanjë nën urdhrat e Mirel Josës duke bindur trajnerin. Ish-lojtari i Llamkos Kosovës, në 6 muajt e kaluar ka qenë pjesë e Ekenas në Finlandë, skuadër me të cilën ka realizuar 3 gola në 17 ndeshje.

Valdrin Rashica
Teuta
Pas Nijaz Lenës, Teuta vazhdon me blerjet këtë edicion duke afruar brazilianin, Jhonatan Bernardo Mariano. Sulmuesi 27-vjeçar ka luajtur në Çeki, Poloni, Azi, por edhe në Iran duke pasur një eksperiencë të madhe duke premtuar paraqitje të mirë për bregdetarët. Teuta zhvilloi një fazë të parë shumë të mirë, teksa larg vëmendjes dhuroi një paraqitje mjaft të mirë duke u renditur në vendet e para.
Kukësi
Pezullim pa afat për lojtarët Edon Hasanit dhe Ansi Nika, të cilët nuk janë paraqitur në stërvitje, duke thyer rëndë disiplinën dhe rregulloren e brendshme. Dy lojtarët në fjalë, këto thyerje disiplinore dhe mungesa pa arsye në stërvitje i kanë në mënyrë të përsëritur, pavarësisht se atyre u është tërhequr vëmendja, sipas klubit. Në bazë të rregullores të dy lojtarët pezullohen pa afat.

Edon Hasani dhe Ansi Nika, lojtarë të Kukësit
Partizani
Partizani zyrtarizoi dhe rikthimin e Emiljano Vilës pas fitores 2-0 miqësoren me Apoloninë. Futbollisti nënshkroi kontratën e re me të kuqtë dhe do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit për 1.5 vjet. 27 vjeçari vjen pas aventurës në Azerbajxhan te Inter baku.

Emiljano Vila
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com