Villareal 'fundos' milionat e Juventusit, 'zonja e vjetër' lë Champions-in me turp! Allegri: Mos na 'varrosni' kaq shpejt

E pabueshme mund të përshkruhet ajo që ndodhi me Juventusin në Champions League, pasi në ndeshjen që duhej fituar me patjetër bardhezinjtë janë mposhtur 0-3 nga Villareal. Spanjollët në Torino treguan edhe njëherë se milionat nuk janë garanci për suksesin, ndërsa vërshëllimat e tifozëve vendas kanë pushtuar ‘Allianz Stadium’.

Për Juventusin ky ishte viti i tretë radhazi që eliminohet në fazën e 1/8 të Champions League, duke shkruar një faqe të zezë në histori. Para Villareal dëmin ‘zonjës së vjetër’ ia kanë bërë Porto dhe Lyon. Për rrjedhojë kritikat kanë qenë të pafundme edhe për trajnerin Allegri, i cili në konferencë për shtyp është shprehur ‘se mediat nuk duhet t’ia bëjnë ‘varrimin’ kaq herët Juventusit, pasi ka ende edhe një pjesë të mirë të sezonit për t’u luajtur’.

Ndërkohë përveç Villareal  në çerekfinalet e Champions League është kualifikuar edhe Chelsea. Skuadra londineze që ndeshjen e parë e kishte fituar pastër 2-0, në të kthimit në Francë ia ka dalë 1-2 kundër Lille pavarësisht se francezët kaluan të parët në avantazh.

Shorti për fazën çerekfinale të Champions League do të hidhet të premten në orën 12:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet