Jemi mësuar ta shohim me muskuj dhe bicepsa që 'shpërthejnë'nga bluzat e ngushta, por Vin Diesel këtë javë ka treguar një pamje tjetër pak më ndryshe se personazhi që luan tek Fast and Furious.
vin diesel
48-vjeçari është fotografuar nga paparacët në ballkonin e dhomës së hotelit në Miami dhe nuk dukej aq 'i mprehur' në trup. Krahët e fuqishëm dhe barku i sheshtë si kurriz breshke, ishin zhdukur.
vin diesel
Vin ishte veshur vetëm me të brendshme dhe dukej sikur sapo ishte zgjuar nga gjumi, pasi ende nuk i ishin hapur mirë sytë. Ndërkohë aktori  ka deklaruar se filmi Fast and Furious do të përfundojë pas një trilogjie përmbyllëse.
vin diesel
Babai i tre fëmijëve momentalisht po punon për të gjetur një regjizor për serinë e tetë dhe tha se do të heqë dorë vetëm kur të ketë prodhuar edhe tre filma të tjerë. 
vin diesel
"Fansat e Fast and Furious SAGA janë më të mirët në botë...Qëkur mora postin e Producentit në 2008, keni qenë me mua në çdo hap dhe më keni dhënë mbështetje që nuk ka çmim. Faleminderit", është shprehur aktori.
vin diesel
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)