TIRANE - Shumë emigrantë kthehen në atdhe gjatë sezonit turistik për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri, e shumë prej tyre udhëtojnë me automjetet e tyre me targa të shtetit prej nga vijnë. Ka ndodhur në shumë raste, siç janë bërë denoncime edhe në Shqiptarja.com, që qytetarët shqiptarë kanë prerë policën e sigurimit në pika kufitare në territur të huaj, si përshembull në portin e Barit, por këto polica kufitare nuk vlejnë në Shqipëri.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se polica e sigurimit kufitar duhet të merret vetëm në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë, AMF ka bërë edhe një sqarim për të gjithë qytetarët shqiptarë se si të kuptojnë nëse nuk kanë rënë pre e mashtrimit, dhe të sigurohen që polica e sigurimit kufitarë është e duhura për tu futur dhe qarkulluar lirisht me automjet në Shqipëri.
Njoftimi i plotë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare. Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme. Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.
Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë: Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx). Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
Polica ka një numër unik identifikues në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave. Raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected] të na shkruani në inbox-in e faqen tonë në Facebook. AMF i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare për të mos rënë pre e mashtrimeve të ndryshme.
A eshte pergjegjesia e policis kufitare ?Te pajis me kete dokument shtetasit qe udhetojn per ne shqiperi me targa te huaja
PërgjigjuFaleminderit për sqarimin, mësova diçka të re. Rekomandoj t'a lexoni.
PërgjigjuCfar flitni pse e nxierrim karten jeshile neve per ate pune qe te jemi te siguruar per ne Shqiperi pse duhet te paguajme per kete pune ne se eshte e vertete edhe nje tjeter arsye per te na larguar nga Shqiperia
PërgjigjuVJELL DJERSEN E BIJVE E BIJAVE QE E NXJERIN ME DJERS LEKUN KUDO QE PUNOJN,MAKINAT JAN TE SIGURUARA NE VENDET NGA VIJN,PERSE DUHET TE PAGUAJ PERSERI,ME KA NDODHUR AKSIDENT ,KISHA TE DREJT VITE ME PAR NE SHQIPERI,SIGURACION LESHI,HAJDUT E BASTARD,I HNKSHIN ILACE
PërgjigjuEshte nga te paktet vende ne europe,njesh me marokun e vendet e botes se 3-4 ,qe hajdutet e kane monopolizuar tregun , dhe nuk kemi mundesi ne vendet ku jetojme te pagojme asikuracion qe mbulon edhe shqiperine, sepse mafia e ka uzurpuar kete sektor,dhe me e bukura eshte se nuk te mbulojne asgje ne rast incidenti,,nje turp qe duhet te mbaroje sa me shpejt
PërgjigjuPershendetje!!!ke shkruar dicka shume te vertete bravo
Nuk ta ka fain shqiperia. Ta ka fain kompania italiane qe se mbulon shqiperine. Ka mbi 10 kompani qe e mbulojne shqiperine.
Turp qe ky shtet lejon te rrjepen emigrantet qe vin ne shtepit e tyre.Ne kufi te dalin mes rruges me jekel te verdh sikur te ishin polic dhe pikerisht nen hunde te policise.Policia bashkpunon me keto hajdut,shteti eshte vetem per te rrjep emigrantet.Zoti ju vraft mor plera
PërgjigjuPo se shqiptaret sa fusin kembe ne shqiperi nuk pyesin per ligje. Kush ka ndergjegje ndalon vet dhe e di se duhet paisur me siguracion. Jeni mesuar jasht as gëk as mëk dhe ju ven ne rrjesht per nje.
Po bejeni te madhe se paguhet 50 euro per dy jave është e trishtueshme që vendi yt të mashtron nën dritën e diellit.....çfare të presim nga vendet e tjera.....vetëm llafollogji kanë se lekët i duan në xhep. Për tërë vitin paguan 280 euro e për dy javë në Shqipëri paguan 50 euro.TURPPPP! KA DDHE NJË MINISTRI PËR EMIGRACIONIN POR NUK E RRUJN HIÇ, VETËM PËR QOKA TEK EMIGRANTËT! TUUUUURRRRPPPPP!
PërgjigjuMundet ti prini edhe brenda territorit te portit te Vlores ne kioskat pirrate branda tij dhe po bete karamboll perzini me vrap ata mashtrusat na fshati
PërgjigjuEdhe ne kioskat qe jane brenda portit Vlore pa leje dhe ne menyre abuzive mund ti prini
Përgjigju