Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Saimir Tolës për të qenë kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Saimir Tola, është diplomuar në master shkencor për inxhinieri matematike, ka kryer doktoraturën për inteligjencë artificiale dhe ka marrë titullin profesor i asociuar në 2022.

Ai nuk ka eksperiencë në institucionet shqiptare por ka qenë 3 vite anëtarë bordi i një kompanie sigurimesh në Maqedoninë e Veriut në 2014-2016.

Për këtë post komisioni i ekonomisë ka zhvilluar 6 dëgjesa me kandidatët e interesuar gjatë muajit janar.

Kandidatë për këtë post ishin Artur Ribaj (më herët drejtues Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF), Emis Cerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari.