Ndonëse Vinicius Junior u shpall lojtari i ndeshjes, shumë vlerësime pas sfidës Brazil 1-1 Marok shkuan për talentin e ri të afrikanëve, Ayyoub Bouaddi, i cili zhvilloi një nga paraqitjet më të mira në fushë.

Mesfushori 18-vjeçar i Lille ishte protagonisti kryesor në qendër të mesfushës, duke fituar nëntë duele, realizuar katër ndërhyrje të suksesshme dhe tre driblime, ndërsa nuk u mposht asnjëherë në situatat një kundër një.

Bouaddi tregoi pjekuri të jashtëzakonshme për moshën e tij, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke qenë i pranishëm në çdo aksion të rëndësishëm të skuadrës së tij. Performanca e tij tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe analistëve, të cilët e konsideruan si një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes.

Edhe pse çmimi individual përfundoi në duart e Viniciusit, paraqitja e talentit të Lille la përshtypje të mira.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Maroku 'shfryn' Brazilin, e ndal 1-1 në New Jersey! Afrikanët kaluan të parët në epërsi, Vinicius nderoi Ancelottin