FT/ Brazil 1-1 Marok (Vinicius Junior 32' / Ismael Saibari 21')
SHBA - Brazili dhe Maroku barazuan 1-1 mëngjesin e kësaj të diele në 'MetLife Stadium' të New Jerseyt për Grupin C të Kupës së Botës 2026. Në debutimin e tyre në këtë event, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë para 82.500 tifozëve në stadium, por afrikanët surprizuan duke treguar një cilësi të lartë fizike dhe taktike.
Ndeshja nisi më mirë për Marokun. Vendi i katërt në Kupën e Botës 2022 tregoi edhe njëherë se është një 'kockë e vjetër' në fushë, aq sa kaloi në epërsi pas 21 minutave lojë. Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz, dhuroi një pasim fantastik për Ismael Saibarin, me këtë të fundit që ia la sferën pas shpine portierit Alisson me një parabolë nga jashtë zone.
Me ndeshjen që po fliste për afrikanët, Brazili 'u zgjua' duke u hedhur në sulm. Duhej minuta e 32-të kur Vinicius Junior, duke përfituar nga pasimi i Guimaraes, lëshoi një 'predhë' me të djathtën nga brenda zone për të barazuar në 1-1 rezultatin.
Në pjesën e dytë, edhe pse trajnerët Carlo Ancelotti dhe Mohamed Ouahbi bënë dhjetë zëvendëime në total, rezultati nuk ndryshoi. Kështu, Brazili dhe Maroku kanë nga një pikë në Grupin C.
Me këtë barazim Brazili e zgjat rekordin në 21 ndeshje pa humbje në sfidat e para në edicionet e Kupës së Botës. Viti 1934 është hera e fundit kur Brazili ka humbur ndeshjen hapse të Botërorit.
Ndeshjen e radhës Brazili e luan kundër Haitit më 20 qershor, ndërsa Maroku përballet kundër Skocisë, po më 20 qershor, për sfidat e dyta të grupit.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+10' Mbyllet 1-1 ndeshja në 'MetLife', të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.
90' Dhjetë minuta shtesë.
80' Danilo Santos merr vendin e Bruno Guimaraes te Brazili.
78' Raphinha (Brazil) merr një pasim brenda në zonë dhe gjuan direkt. Goditja shkon drejt mesit të portës, por Bono e bllokon gjuajtjen me këmbë.
65' Maroku bën dy zëvendësimet e para. Dalin Diaz e Ounahi, në fushë Talbi dhe El Mourabet.
62' Dy ndryshime te Brazili, dalin Paqueta e Thiago, në vend të tyre Cunha dhe Luiz Henrique.
61' Loja është përqëndruar në mesin e fushës.
46' Fillon pjesa e dytë, Ancelotti bën dy zëvendësime. Te Brazili dalin Ibanez dhe Casemiro, në fushë Danilo dhe Fabinho.
45+4' Mbyllet 1-1 pjesa e parë në stadiumin 'MetLife' në New Jersey.
45' Katër minuta shtesë.
32' GOOL! Vetëm 11 minuta zgjati avantazhi i Marokut. Vinicius Junior barazoi për 1-1 me asist të Guimaraes. Brazili rikthehet në lojë.
21' GOOL! Ismael Saibari kalon Marokun në avantazh. Diaz asistoi bukur dhe Salibari pa daljen e Alisson, teksa me parabol nga hyrja e zonës e la sferën pas krahëve të portierit.
16' Raporti i posedimit të topit është 46% me 54% në favor të Marokut.
15' Në këto minuta Maroku është duke bërë Brazilin, teksa afrikanët dominojnë ndeshjen.
6' Çfarë prekjeje e shkëlqyer nga Neil El Aynaoui (Marok), i cili kontrollon një pasim të mirë në zonë dhe gjuan në këndin e poshtëm të majtë, por një lojtar kundërshtar largon topin.
3' Ibanez (Brazil) largon topin nga sulmuesi kundërshtar me një ndërhyrje rrëshqitëse, por gjyqtari fërshëllen për një faull. Ka një goditje dënimi pranë vijës anësore për Marokun.
1' Ndeshja nis me topin e parë shkalmuar nga afrikanët.
Formacionet zyrtare:
Brazili (4-2-3-1): Alisson; Ibanez, Marquinhos, Gabriel, Santos; Bruno Guimaraes, Casemiro; Vinicius, Lucas Paqueta, Raphinha; Thiago Trajner: Carlo Ancelotti
Maroku (4-2-3-1): Bono; Hakimi, Diop, Riad, Mazraoui; Bouaddi, El Aynaoui; Diaz, Ounahi, El Khannousa; Saibari Trajner: Mohamed Ouahbi
Renditja e Grupit C:
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, foli pas barazimit 1-1 që ekipi i tij siguroi kundër Marokut në debutimin e Botërorit 2026.
“Mendoj se nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen dhe kjo më shqetëson pak. Humbëm shumë duele dhe mbajtjen e topit, por u përmirësuam në pjesën e dytë të një ndeshjeje të vështirë, sepse Maroku është një ekip i mirë”, deklaroi Ancelotti pas përfundimit të takimit.
Sipas Ancelottit, problemi kryesor ishte paaftësia e ekipit për të dalë nga presioni i marokenëve gjatë 45 minutave të para.
“Në pjesën e parë patëm vështirësi të dilnim nga presioni i tyre. Duhej të kishim më shumë kontroll mbi lojën”, shtoi italiani.
Kur u pyet nëse ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, përgjigjja e Ancelottit ishte e drejtpërdrejtë.
“Jo, jo vërtet. Prisja një fillim më të mirë. Por gjëra të tilla ndodhin në futboll. Tani do të përqendrohem te ndeshja e ardhshme”, përfundoi Ancelotti.

Ndonëse Vinicius Junior u shpall lojtari i ndeshjes, shumë vlerësime pas sfidës Brazil 1-1 Marok shkuan për talentin e ri të afrikanëve, Ayyoub Bouaddi, i cili zhvilloi një nga paraqitjet më të mira në fushë.
Mesfushori 18-vjeçar i Lille ishte protagonisti kryesor në qendër të mesfushës, duke fituar nëntë duele, realizuar katër ndërhyrje të suksesshme dhe tre driblime, ndërsa nuk u mposht asnjëherë në situatat një kundër një.
Bouaddi tregoi pjekuri të jashtëzakonshme për moshën e tij, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke qenë i pranishëm në çdo aksion të rëndësishëm të skuadrës së tij. Performanca e tij tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe analistëve, të cilët e konsideruan si një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes.
Edhe pse çmimi individual përfundoi në duart e Viniciusit, paraqitja e talentit të Lille la përshtypje të mira.
Komente






