TIRANË- Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Polici ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit në disa vende në Tiranë, duke ushtruar kontrolle në lokale apo ambiente të tjera.

Shtatë personat janë arrestuar pasi vinin baste sportive online, përmes celularit, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

Policia njofton se u arrestuan K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.