Pas 324 kg kokainë, bllokohet një makinë në Portin e Durrësit me vlera monetare të padeklaruara

Foto ilustruese

Pas kapjes së kamionit me 324 kg kokainë, bllokohet një makinë në Portin e Durrësit e cila raportohet se ka vlera monetare të padeklaruara.

Nuk dihet ende sasia e parave të sekuestruara ndërkohë që mësohet se po vijon ende numërimi i tyre. Pak më herët gjatë ditës së sotme, në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 324 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë.

Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.  

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Delta nuk kursen as të vaksinuarit