400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi pasditen e sotme në magazinën e kompanisë së njohur, “Voli”. Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve të kompanisë ‘Derby’ të cilat vinin nga Ekuadori.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ishin disa punëtorë që njoftuan policinë pasi konstatuan drogën mes arkave me banane. Policia aktualisht ndodhet tek magazina ndërsa punonjësit do të japin deklaratat e tyre.
Droga e sekuestruar mes arkave me banane
Sakaq, punëtorëve ju është ndalur rikthimi në magazinë deri në përfundim të hetimeve. Kompania e njohur 'Derby' mësohet se sjell banane edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe politikani malazez, Marko Milaçiç. Ai i bën thirrje autoriteteve të reagojnë urgjentisht. Mediat vendase kanë publikuar edhe pamjet e magazinës ku gjet droga.
"Sapo kemi marrë një foto nga qendra logjistike 'Voli' ku dyshohet se një sasi e madhe droge është kapur mes arkave me banane. Mali i Zi i bën thirrje të gjitha autoriteteve të reagojnë urgjentisht."-shkruan Milaçiç në rrjete sociale.
Magazina ku u gjet droga
Media RTCG shkruan se Ekuadori është kthyer në një burim të sigurt për kontrabandistët europianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht për shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët.
Midis 2017 dhe 2021, sipas raporteve të migracionit, në Malin e Zi kanë hyrë 721 shqiptarë, 1053 bjellorusë, 3111 grekë dhe 192 malazezë. Sipas “Primicias”, llogaritet se 30 për qind e tyre shkojnë në Mal të Zi për kontrabandë droge.
Dalin pamjet e magazinës ku u kapën 400 kilogramë kokainë në Malin e Zi. Droga vinte nga Ekuadori ndërsa u gjet mes arkave me banane të kompanisë së njohur 'Derby'.
Politikani malazez, Marko Milaçiç, ka reaguar në lidhje me drogën e sekuestruar në Malin e Zi. Ai shprehet se autoritetet duhet të reagojnë urgjentisht.
"Sapo kemi marrë një foto nga qendra logjistike 'Voli' ku dyshohet se një sasi e madhe droge është kapur mes arkave me banane. Mali i Zi i bën thirrje të gjitha autoriteteve të reagojnë urgjentisht."-shprehet ai në rrjete sociale.
Duket qe pas /gjetjeve/ ne Durres,trafikantet kane nderuar adresen e dergimit,por prape duhet kujdes,kesaj radhe me kamionet me banane qe vijne ne Shqiperi nga Mali i Zi,sepse cunat duan pjesen e porositur qe u takon.Cmimi i kokaines/gr ka per t'u ngritur pakez tani,se iu zgjat itinerari.
Përgjigju