Viola Spiro: Ndihem e plotësuar 
kam gjetur mashkullin e zemrës

Viola Spiro: Ndihem e plotësuar <br />kam gjetur mashkullin e zemrës
TIRANE- Prezantuesja e njohur Viola Spiro ose siç e njohin të gjithë ish-Velina e “Fiksit”, po sfidon veten në një tjetër show, atë të kërcimit. Edhe pse prej javësh, herë na vjen joshëse, herë dramatike, sensuale apo në rol befasues, Viola në këtë rrëfim na tregon të gjithë pasionet e saj, raportin fantastik që ka me Drini Zeqon, por edhe atë që e bën të jetë në qiellin e shtatë, dashurinë! Bukuroshja e cila prej kohësh është përfshirë në lajmet rozë për shkak të afrimitetit me Bekim Balaj, futbollistin e kombëtares, Viola pavarësisht se e ka mohuar, këtë herë thotë se është e dashuruar. Kujtojmë se show girl-i shqiptar ka pasur një lidhje disa vjeçare me Arjon Muçën, i cili u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në “Big Brother”.
 
Baleti hyn tek pjesa e artit kreativ, çka e bën atë mjaft të vështirë, por njëkohësisht ka edhe argëtimin brenda. Çfarë ju nxiti drejt rrugës së baletit?
Unë jam pjesë e një spektakli që ka si qëllim kërcimin dhe argëtimin. Kjo më ka nxitur më shumë të marr pjesë, pasi gjithmonë kam qenë e shkathët në kërcim, por jo aq sa ta merrja seriozisht si profesion.
 
“Dance With Me”, është një tjetër format që ju keni spikatur në garën e artistëve... Si është raporti juaj mes kolegëve?
Është ndër më të mirët, që kam hasur ndonjëherë në grupe me shumë njerëz.
 
Çfarë e bën kaq të vështirë baletin?
Disiplina dhe teknika e mësuar për vite si dhe aftësitë e  lindura. Duhet talent i lindur dhe shumë punë.
 
Ju dhe Drini, një dyshe energjike që i jepni pozitivitet skenës. Sfidoni njëri-tjetrin apo secili jep maksimumin? Jemi në ndihmë të njëri-tjetrit për ta mbuluar në çdo vështirësi. Jemi si çift në garë, jo si individë të ndarë dhe kjo e bën më të bukur sfidën tonë në skenë.
 
Keni qenë një prej balerinave kryesore dhe ndër vajzat më të bukura të emisionit “Fiks Fare”. Pse u larguat prej aty? Po, ndër ato që kanë rezistuar 4 vjet. Koha më e gjatë ndonjëherë, prandaj nuk mund të vazhdonim më shumë.
 
Mesa kemi kuptuar, përveç baletit jeni e apasionuar edhe pas modelingut. Pse kjo zgjedhje?
Kur kam qenë e vogël, isha modele për veshje fëmijësh në Greqi. Kjo ka vazhduar edhe në Shqipëri me aq sa të ofronte tregu. Jam më shumë e apasionuar pas sporteve sesa modelingut.
 
A mendoni se në Shqipëri modelet vazhdojnë të paragjykohen? Jo, ka ndryshuar çdo gjë. Vlerësohen më shumë se më parë.
 
Si një vajzë edhe e botës së modës, me një trup perfekt, i jeni nënshtruar ndonjë operacioni plastik?
Ushqehem mirë dhe merrem me fitnes. Më kanë falur prindërit metamoblizëm të mirë dhe tipare që i rezistojnë kohës. Më vonë se di...
 
Pas lidhjes me Arjonin, vazhdoni të jeni e dashuruar?
Po.
 
Kush është mashkulli që ka zënë vend në zemrën tuaj në këto çaste?
Me i miri...
 
Që do të thotë se Princi i Kaltër ju ka plotësuar shpirtërisht. Cilat janë ato gjeste që ju bën për vete?
Adhurimi ndaj meje.
 
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 06 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin