Vipat, përveç rrezeve të diellit dhe partnerëve të tyre preferojnë edhe ecje me mikun e tyre besnik qenin.

Vipat që janë shoqëruar publikisht nga miqtë e tyre me katër këmbë këtë sezon fillojnë nga Naomi Watts.

E veshur “casual” dhe me qenin nga pas ajo po shëtit në lagjen e saj në Kaliforni.

Lady Gaga e merr me vete thuajse kudo qenin e saj Asia.

lady gaga

Miley Cyrus nuk ka vetëm një qen por disa. Miqve të saj me 4 këmbë ajo i ka shtuar tashmë edhe një derrkuc të vogël me të cilin ndan shtratin ashtu si me qentë.

Anne Hathaway dhe i dashuri i saj Adam Shulman duken një familje e lumtur me dy qentë e tyre teksa kanë dalë shëtitje nëpër New York.

Joana Krupa, Ashley Tisdale, Iggy Azalea, Paris Hilton, Daisy Lowe janë yjet e tjerë që janë fotografuar me qentë e tyre jo vetëm ne shëtitje por edhe në punë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)