VIP-at shqiptarë që na nderuan këtë vit/ 5 arsyet pse 2018-a është viti i shqiptarëve

VIP-at shqiptarë që na nderuan këtë vit/ 5 arsyet pse 2018-a është viti i shqiptarëve

Artistët shqiptarë duke përshëndetur me gjestin e shqiponjës

Eurovizion 2018
Ky padyshim mund të konsiderohet dhe viti i shqiptarëve. Në maj u mbajt festivali i Eurovizion, ku për herë të parë konkurronin tre shqiptarë, që përfaqësonin tre shtete të ndryshme. Ermali, Eugenti dhe Eleni ishin treshja më e përfolur e këtij festivali ndaj dhe takimi i tyre dhe fotoja me simbolin e shqiponjës u përfol gjatë në media.

Kujtojmë se kjo i shqetësoi shumë grekët, të cilët e ngritën këtë çështje deri në parlamentin e tyre. Për simbolin e shqiponjës së Elenit shkruajtën dhe mediat ndërkombëtare, të cilat në disa nga shkrimet e tyre theksonin se “Eleni thjesht po mbështet vendin e saj të lindjes”.

Por padyshim, Eurovizion 2018 do të mbahet mend për tre shqiptarët, këngët e të cilëve  ishin më të pëlqyerat dhe më të votuarat.

Era Istrefi këngëtarja e parë shqiptarë që këndon këngën himn të Botërorit 2018

Era Istrefi në bashkëpunim me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Nicky Jam dhe Will Smith, sollën këngën zyrtare të Kupës së Botës. Një këngë ritmike e cila është një nga më të kilikuarat për momentin në botë. Era Istrefi do të performojë natën finale të Botërorit, dhe kështu ajo do të jetë e para këngëtare shqiptare që performon në një event të tillë me përmasa kaq të mëdha.

Dua Lipa këndon në finalen e Champions League
Dua Lipa  gjithashtu ka përformuar disa nga këngët e saj në finale e madhe të Champions League, ku luanin Real Madrid dhe Liverpool. Dua performoi në një super skenë dhe u bë kështu tema kryesore e mediave.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha thyejnë rekordet e Top Listave
Tre këngëtaret me origjinë nga Shqipëria për të parën herë janë në të njëjtin nivel me sukseset e tyre ndërkombëtare. Me projektet e tyre të fundit janë ndër këngët më të dëgjuara në mbarë botën.

Xhaka dhe Shaqiri çojnë lart emrin e Shqipërisë dhe Kosovës dy golat kundër Serbisë
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i kanë dhënë një tjetër kuptim Kupës së Botës. Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja e Zvicrës u ndesh me Serbinë. Një ndeshje shume delikate për katër shqiptarët e Zvicrës, të cilët ashtu siç dhe u tha nga kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichtsteine, katër shqiptarët janë provokuar vazhdimisht. Ishin pikërisht dy djemtë nga Kosova, Xhaka dhe Shaqiri që i dhanë fitoren Zvicrës.  Të dy lojtarët pas shënimit të golit kanë festuar me simbolin e shqiponjës. Kjo ndryshoi komplet rrjedhën e ngjarjes, pasi shqiptarët në gjithë botën mbrëmë ishin me Zvicrën dhe me katër djemtë shqiptarë, të cilët para disa kohësh i kanë paragjykuar që kishin zgjedhur Zvicrën dhe jo Shqipërinë.

Por kjo ka shkaktuar shumë zemërim tek serbët, të cilët e marrin veprimin e dy shqiptarëve nga Kosova si provokim dhe kanë filluar të propagandojnë fort për të shfrytëzuar situatën në favorin e tyre. Politiko.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodran: 29/06/2018 06:34

    Keni harru Adnan Januzajn. Gjithsesi keto shqiptar kane nje gje te perbashket qe te mos rriteshin ne shqiperi se do ishin duke shperndare droge ose shoqeruese vipash. Kemi te drejte te krenohemi por dhe te turperohemi se si po djegim nierzit intelektuale, ato te sportit, ato te artit ,ato biznesmene te vertete etj etj.

    Përgjigju
  • Labi: 24/06/2018 05:06

    Mario ato ro*t e shpis si i ke mir

    Përgjigju
  • Mario: 23/06/2018 19:58

    Nje kombe nderohet nga heronjte ne lufte, dhe njerezit e zgjuar politikan apo shkencetare qe kontribojne ne mireqenien e kombit ne paqe. Keta ku bejne pjese??? Ato baxhellat qe se kane per gje te dalin me breke apo pa breke skenave duhet te me nderojne???? Apo ky gojaci qe drogohet klubeve????

    Përgjigju
    • Taposi: 23/06/2018 22:30

      Mario, humbi serbia ?? Laj gojën kur të flasësh për këto bij e bija të këtij kombi. Ti dhe kombi yt presim që të na kërkoni falje.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit