Vipat shqiptarë sjellin atmosferën
e tyre festive dhe urojnë Krishtlindjet
Atmosfera festive e krishtlindjeve ka nisur që në fillim të këtij muaji dhjetor dhe sot çdo fytyrë anekënd botës është “ngjyrosur” me gëzim. Festa ka mbërritur edhe në rrjetet sociale në të cilët disa preferojnë që të ndajnë me të tjerët atmosferën
Atmosfera festive e krishtlindjeve ka nisur që në fillim të këtij muaji dhjetor dhe sot çdo fytyrë anekënd botës është “ngjyrosur” me gëzim.
Festa ka mbërritur edhe në rrjetet sociale në të cilët disa preferojnë që të ndajnë me të tjerët atmosferën e gëzuar ku po festojnë dhe disa të tjerë urojnë me anë të fotove simbol të festës.
Ndër të parët vipa shqiptarë që ka uruar në rrjetin e saj social ka qenë Rozana Radi, e cila ka shkruar një tekst dedikuar njerëzve mbarë e sidomos atyre negativë, pasi dhe këta të fundit një ditë do të mësojnë të festojnë, shprehet ajo.
Bukuroshet shqiptare kanë preferuar të bëjnë urimin e tyre me foto “selfie” si Luana Vjollca, Çiljeta Xhilaga, Altuna Sejdiu dhe Enca Haxhia.
Ermal Mamaqi përveç një fotoje bashkëshortore me Amin pranë pemës së dekoruar ka vizituar fëmijët në nevojë në një ditë si kjo ku ata kanë më shumë nevojë për dashuri.
Këngëtarja Juliana Pasha ka përgatitur një suprprizë për të uruar publikun mbarë shqiptar.
Si duket Juliana është në përfundim të realizimit të klipit të saj “Krishtlindje të bardha” e në kuadër të tij na sjell në Instagram një foto ku është e veshur me fustan të bardhë.
Zajmina Vasjari ka darkuar me disa mikesha mbrëmë e midis tyre me koleget Ronela Hajati dhe Samanta Karavella.
Era Istrefi uron krishtlindjet me anë të një kartoline krishtlindjesh, ndërsa Vildane Zeneli ka zgjedhur kolazh kartolinash festive.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
11/10
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.3%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
23 Korrik, 10:51