Virgjëria, fantazma e
një mentaliteti të shkua

Virgjëria, fantazma e<br />një mentaliteti të shkua
Për të treguar rëndësinë e himenit në procesin e vërtetimit të virgjërisë, mungesa e tij nuk tregon gjithmonë se një vajzë ka kryer marrëdhënie të mirëfillta seksuale. Himeni mund të dëmtohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga ngjitja në një pemë, nga vendosja e tamponit dhe nga një ekzaminim gjinekologjik, madje ka disa vajza që lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është edhe kjo e jona, nuk është tregues për virgjërinë dhe marrdhënien e parë seksuale. Por ndryshe nga sa besojnë njerëzit, jo të gjitha vajzat gjakosen në penetrimin e parë vaginal dhe kjo shpjegohet me zgjerimet dhe shkatërrimet e mëparshme të himenit për arsyet që përshkruam më sipër ose sepse disa nga këto gra e kishin himenin natyralisht më elastik. Së pari, ju duhet të dini se “vërtetimi” i virgjërisë është një akt jo i besueshëm dhe që në shumë raste, krijon telashe edhe për mjekët ligjorë që ndonjëherë e kanë të vështirë për ta vërtetuar. Është ky një shqetësim i madh për familjet dhe shoqëritë që dëshirojnë të ruajnë traditat e tyre kulturore dhe besojnë tek virgjëria dhe pastërtia femërore. Gratë në shoqërinë tonë, si dhe në shumë shoqëri të tjera tradicionale, ndjehen akoma nën presion dhe zbatojnë nocionin tradicional të pastërtisë. Ato ndjejnë frikën se turpërohen, poshtërohen, torturohen, abuzohen, madje deri edhe vriten për humbjen e virgjërisë në disa vende. Në këtë moment shumë vajza natyrshëm do të shkojnë drejt operacioneve kirurgjikale për zëvendësimin e himenit. Një vajzë që mendon të kryejë një operacion për zëvendësimin e himenit, provon shumë emocione konfliktuale. Është e kuptueshme që kërkimi i një “vërtetimi” fizik për virgjërinë, është moment shqetësues, sepse ky është vërtetim për besimin, për besnikërinë dhe për respektin reciprok ndaj bashkëshortit. Të gjithë këtyre faktorëve duhet t’u shtojmë edhe stresin që vajza provon, ndërkohë, që përgatitet të marrë vendimin. Ajo është e stresuar sepse kërkon të ruajë veten edhe se dyshon në rezultatin. Procedura për riparimin e himenit quhet himenorrafi ( hymenorraphya).
PROCEDURA
Kirurgu rikrijon himenin duke qepur së bashku pjesët e mbetura nga himeni i shkatërruar. Operacioni mund të përfundojë me vendosjen e një kapsule xhelatinoze të mbushur me një lëng që ngjan si gjak. Kjo kapsulë, do të çahet gjatë aktit seksual dhe do të simulojë gjakderdhjen. Kur nuk ka mbeturina himeni të mjaftueshme, ose në rastet kur gruaja ka lindur pa himen, një pjesë nga mukoza e murit të vaginës përdoret për të krijuar këtë ind që mungon.
Procedura është relativisht e thjeshtë dhe kryhet ambulatorisht. Gruaja është mirë të shkojë për t’u rivizituar tek mjeku disa javë pas operacionit, për të kontrolluar rezultatin e operacionit. Në Shqipëri kryerja e himenorrafisë bëhet pa shumë probleme nga ana e mjekëve, por duhet të dimë se në shumë vende të botës mjekët kundërshtojnë fort, pasi ato e konsiderojnë procedurën një formë të kirurgjisë plastike, të tjerë mendojnë se operacioni përkrah pabarazinë gjinore, disa të tjerë e konsiderojnë si jo etike kryerjen e operacioneve vetëm për shqetësime kulturore ose sociale. Himenorrafia, në përgjithësi, është ilegale në vendet ku traditat kulturore i japin shumë rëndësi virgjërisë së nuses para martesës.
Himenorrafia, për vetë strukturën shumë elastike dhe të dobët që ka himeni, nuk qëndron për shumë kohë dhe e ribërë, ajo nuk zgjat më shumë se 10 ditë. Operacioni në vetvete është një ndërhyrje mikrokirurgjikale tepër i thjeshtë, por pa dobi. Duhet patur parasysh që për vetë strukturën e himenit, shumë vajza e humbin atë pa e ditur fare. Nje shqetësim tjetër që natyrisht i lind pacientes është nëse kjo procedurë do të shënohet në kartelën e saj mjekësore ose jo. Ky shqetësim merr pamje të ndryshme në vende të ndryshme. Në disa vende si Hollanda lejohet fshirja e kësaj ndërhyrjeje nga kartela.

ÇFARË ËSHTË TË JESH E VIRGJËR “TEKNIKISHT” ?
Është fjala për ata individë që ata praktikojnë ato forma të marrdhënies seksuale që nuk përfshijnë penetrimin vaginal. Sjellja e një vajze të tillë, mund të përmblidhet kështu: Ajo e lejon djalin e saj ta përkëdhelë, por ajo gjithmonë refuzon aktin. Edhe djemtë, mund të jenë teknikisht të virgjër. Çiftet që shoqërohen së bashku për një kohë të gjatë dhe që planifikojnë të martohen, mund ta praktikojnë virgjërinë teknike. Kur do të martohen, ata do të kujtojnë në mënyrë shumë sentimentale, përkujdesjet e tyre të vjetra e të këndshme me njeri-tjetrin.
Çështë virgjëria sekondare?
Virgjëria sekondare është të vendosësh t’i ndërpresësh marrdhëniet seksuale që ke filluar, për t’i rinisur më vonë. Kthimi tek virgjëria sekondare është, padyshim, vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë. Të gjitha marrëdhëniet e tjera do të ndryshojnë për mirë. Ju tani do të bisedoni dhe do të qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do të largohen nga ju.

WOMAN NEWS NETWORK3 VAJZA ÇDO DITË VIRGJËROHEN ARTIFICIALISHT
Një krizë sekrete po ndodh në klinikat shtetërore dhe private gjinekologjike në Shqipëri. Ajo ka të bëjë me shëndetin e gruas, identitetin, virgjërinë dhe martesën. Sipas të dhënave të kofirmuara nga klinikat gjinekologjike në Tiranë, gati 3 vajza çdo ditë, i nënshtrohen procedurave të thjeshta kirurgjikale të rikthimit të virgjërisë. Procedura zgjat 20 minuta dhe kushton rreth 200 Euro. Vajza të moshës rreth 18 deri në 30 vjeç hedhin pas fizikisht marrdhëniet e shkuara seksuale për të rifilluar një ‘’jetë të re’’ si virgjëresha me princin e tyre te kaltër. Operacioni bëhet në mënyrë sekrete. Kjo, jo sepse ka ndonjë kufizim ligjor, por me kërkesë të vetë pacienteve. Gjinekologët dhe sociologët mendojnë që kjo ka ardhur si pasojë e emigracionit të meshkujve në vende të Evropës Perëndimore. Duke qënë se ata kërkojnë shpesh të martohen me vajza nga vendi i tyre i origjinës, virgjëria shihet si një sinonim i besnikërisë nga partnerja si dhe një sprovë e mirë e marrdhënies në distancë.

Shkrimi u botua në të përjavshmen ALMEDICUS, 10/05/2012 Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza