Luhatja e temperaturave ditore nga 6 gradë në mëngjes, të cilat në drekë shkojnë në 20 gradë, ka shtuar numrin e të sëmurëve në Elbasan.
Shefi i Urgjencës Ergys Mici, tha për Report TV se paraqiten 120 pacientë ne ditë për vizita, të prekur nga virozët e stinës.
“Në këtë periudhë kemi pasur raste me temperaturë të lartë, të vjella diera, janë forma virale që vijnë me ndryshimin e temperaturave, sepse mëngjesi e mbrëmja kanë temperatura të ulta dhe këto ndryshime të stinës sjellin rrufë dhe temperaturë, shfaqen tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Janë 120 raste në 24 orë”.- tha mjeku, Ergys Mici.
Mjeku apeloi për kujdes sidomos të sëmurët kronike me probleme kardiake dhe azmatikët.
“Komplikacion mund të sjellë për të sëmurët kronike, kardiake. Ata që bëjnë ecje sportive në mëngjes për shembull vijnë me shtrëngim të kraharorit në urgjencë. Azmatikët psh kur bashkëngjitet një virozë paraqiten me kriza. Pacientët me saturimeve të ulëta duhet të thërrasin në urgjence 127 dhe të jetë gjatë gjithë kohës në kontakt me mjekun e familjes.- vijoi ai.
Pranvera është gjithashtu dhe stina e alergjisë, sidomos ndaj polenit. Mjeku këshillon ndjekjen e vazhdueshme me alergologun dhe marrjen e mjekimit, imunoterapinë ndaj alergjive.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi arresrohet, 29 vjeçari
23 Nëntor, 13:49
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Nga spinaqi te vezët, ja 5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave
21 Nëntor, 18:59
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kockat, 6 përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit jeshil
21 Nëntor, 15:33
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Cilat janë simptomat e mungesës së zinkut dhe ç’duhet të hani
20 Nëntor, 19:58
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32