Viroza dhe Omicron ‘bëhen bashkë’, pediatri në Lezhë: Çdo ditë vijnë 70-80 fëmijë, numri i vizitave pritet të rritet në shkurt

Muaji janar po shoqërohet me fluks fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike në Spitalin Rajonal të Lezhës. 70 deri në 80 është numri i pacienteve që paraqiten çdo ditë në urgjence, ndërsa virozat e stinës dhe varianti i ri i virusit omicrom kanë ndikuar në këtë situatë.

Mjeku pediatër Mark Marku thotë se deri tani situata është përballuar me sukses dhe nuk ka patur raste të rënda të fëmijëve të sëmure, ndërsa apelon për kujdes maksimal për të shmangur sa më shumë kontaktet me qëllim që sëmundëshmëria mos të përhapet.

"Gjatë këtij muaji kemi sëmundshmëri të shprehur po ta krahasojmë me muajin dhjetor apo vitin që shkoi. Numri i fëmijëve të sëmurë gjatë janarit është dyfishuar. Deri në dhjetor kishim 30-40 vizita, ndërsa tani në janar kemi çdo ditë kemi 70-80 fëmijë që paraqiten për vizita. Nuk kemi pasur komplikacione, pra jo fëmijë në gjendje të rëndë, situata është e menaxhueshme. Dy janë virusi stinor bashkangjitur me omikron. Infektimi është i lartë sepse po u fut në shtëpi kap jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Demonstrohet me temperaturë të lartë dhe kollë. Duhet të shtohet kujdesi i familjarëve: Asnjë fëmijë i sëmurë nuk duhet të shkojë në çerdhe, kopshte e shkolla. Duhet domosdoshmërisht që bashke me fëmijët të izolohen edhe të rritur në familje. Së treti ajo që kemi vënë re është se tamponët rapide, pra testi i shpejtë për COVID-19 nuk janë shumë pozitive, ç'ka do të thotë se kemi ndjeshmëri të paktë ndaj Omikron. Ndërsa më i sigurt është test PCR përmes të cilit diagnostikohen të infektuarit"., tha mjeku.

Numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe varianti i ri i virusit omicrom pritet të jetë i lartë deri në fund të muajit shkurt.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion