Virozat dhe gripi/ Mjekja për Report Tv: Këto grupmosha duhet të vaksinohen, jeni ende në kohë

Teksa virusi i gripit po gjen përhapje të madhe sidomos tek moshat e vogla, mjekët këshillojnë vaksinimin e qytetarëve. Entela Kolovani mjeke infeksioniste në QSUT bën thirrje që të vaksinohen sidomos të sëmurët kronikë, pasi janë ende në kohë që ta parandalojnë virusin e gripit. 

"Nuk është asnjëherë vonë për vaksinën. Nëse dikush nuk e ka kaluar gripin që të japë efekt vaksina duhet deri në dy javë nga momenti i aplikimit kështu që njerëzit që nuk e kanë aplikuar janë të merakosur janë subjekte risku realisht duhet ta aplikojnë vaksinën sepse nuk jemi vonë", thotë mjekja e Kolovani.

Mjekja Kolovani jep detaje rreth virozave që qarkullojnë, ndërsa i këshillon qytetarët që të drejtohen nëpër poliklinika në momentin e parë që përballen me simptomat të gripit. "Sivjet predominon gripi AH1N1 dhe më pak AH3N1 pak a shumë të njëjtat viroza të cilat konfirmohen laboratorisht në Institutin e Shëndetit Publik", thotë mjekja infeksioniste e QSUT. 

Prej më shumë se dy javësh në vendin tonë qarkullojnë viruse si Fruthi dhe AH1N1, ku rastet janë gjithnjë në rritje. Vaksinimi në kohë dhe zbatimi i këshillave të mjekut mbeten forma më e mirë parandaluese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare