Erdhi me rrufë e temperaturë nga Spitali i Beratit, 46-vjeçari nga Skrapari vdes te 'Sanatoriumi'...Dyshohet nga gripi i derrit

Erdhi me rrufë e temperaturë nga Spitali i Beratit, 46-vjeçari nga Skrapari vdes te 'Sanatoriumi'...Dyshohet nga gripi i derrit

Spitali Universitar 'Shefqet Ndroqi'

TIRANË - Një 46-vjeçar nga një fshat i Skraparit, i sjellë si rast urgjent nga Berati në Tiranë, ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi", (Sanatoriumi) pas problemeve respiratorë, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ishte i prekur nga virusi i tipit A (H1N1) njohur si gripi i derrit. 

Vjetar Alushi kishte shkuar në urgjencën e spitalit të Beratit në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:30), ku sipas mjekëve atje, ai kishte simptoma gripale, temperaturë, kollë, dhimbje koke, probleme të rënda me frymëmarrjen dhe rrufë, arsye për të cilën ata e nisën në Tiranë.

Dyshimet e para të bluzave të bardha në Berat, ishin se 46-vjeçari mund të kishte gripin e derrit A (H1N1), apo i infektuar nga koronavirusi. Por në kushtet kur nuk mund ta përcaktonin, rreth orës 10:00 të mëngjesit e kanë transportuar drejt Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" për trajtim të specializuar. Aty, 46-vjeçarit iu mor mostra për të kryer në laboratorin e ISHP-së analizën e koronavirusit, për të hequr çdo dyshim.

Pas lajmit për vdekjen e tij në spitalin e Sanatoriumit, Shqiptarja.com u interesua pranë Institutit të Shëndetit Publik, nga ku mësohet se mostrat e 46-vjeçarit janë marrë pasdite, por analizat nuk kanë ardhur akoma.

Në Urgjencën e Spitalit të Beratit, sipas mjekut Xhezair Guri në 24 orët e fundit ka pasur 120 vizita. Sipas mjekut, rastet që paraqiten të rënda kalojnë në konsultë me mjekët specialistë infeksionistë. Në fazën kur Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat parandaluese për koronavirusin, edhe në spitalin e Beratit është shtuar një mjek infeksionist në gatishmëri për të përballuar rastet që paraqiten me viroza. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 14/03/2020 16:05

    Sa kohe do te zgjase ky virus vdjekje parure se...apo keshtu do vazhdoje gjith jeten me frik ete mbyllur ne shtepu

    Përgjigju
  • Xhoni: 26/02/2020 19:46

    Pershendetje Shqiptarja.com ju lutem mos e anashkaloni komentin tim, kontaktova me CDC dhe i shkrova dhe nje email WHO-se gjithashtu per ti thene qe Ministria e Shendetesise po na ruan nga paniku por jo nga virusi dhe se nuk po ben asgje ne lidhje me kete te fundit, shpresoj te ma vene veshin dhe te bejne dicka.Nuk duhet pasur frike sepse nuk ka ardhur ende ne Shqiperi dhe dashte Zoti nuk vjen por nuk po shohim masa konkrete.Jam i zhgenjyer.

    Përgjigju
  • Juli: 26/02/2020 18:04

    Ne shipri ka disa vdekje si ky raste.dhe te ifektuar ka .por pavarsiaht se shteti Jon e mohon . Por mos te hap panik .se ne kemi shtet legenash .hajduter mafjoza.

    Përgjigju
  • dit: 26/02/2020 08:34

    si ka mundesi qe nuk kan dal analizat ende se ju sikur that pergjigjet dalin brenda 2 oreve? apo nuk doni ta pranoni qe ishte i infektuar me coronavirus

    Përgjigju
  • Ema: 26/02/2020 07:10

    Po ku i cuan te bejn analizat ne hen nuk duhet me shum se nje or per ta kuptuar se ka apo jo virusin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë