Virozat e stinës, fluks në pediatrinë e
Lezhës, mjeku: Sa më shumë lëngje

Virozat e stinës, fluks në pediatrinë e<br />Lezhës, mjeku: Sa më shumë lëngje<br>
Virozat e stinës kanë sjellë fluks fëmijësh në pediatrinë  të spitalit rajonal të Lezhës. Mbi 50 fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Temperatura e lartë dhe kolla janë sintomat që paraqesin fëmijët e prekur, ndërsa shefi i repartit të pediatrisë Mark Marku bën të ditur të ditur se spitali i Lezhës e ka kapacitetin e duhur për të përballur këtë fluksin.

Gjatë kësaj periudhe në javët e fundit kemi një shtim të fëmijëve të prekur nga temperatura, kolla, gjendje rrufe, dhimbje gjoksi. Nga temperatura e lartë, që nuk dominohet as me ilaçe, rrezikon kriza” deklaroi ai.

Marku shton se fëmijët që nuk janë vaksinuar rrezikojnë të preken nga fruthi, ndërkohe që sipas tij fatmirësisht në Lezhë nuk ka pasur raste të tilla. “Duhet theksuar se në rrethin tonë nuk kemi pasur raste, por duhet rritur vigjilenca, pasi një kontingjent i fëmijëve që nuk kanë bërë vaksinat rrezikohen seriozisht” deklaroi ai.

Fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat pritet që të jetë gjithnjë në rritje, ndërsa bluzat e bardha këshillojnë fëmijët që të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja