Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë

Në qendrat shëndetësore të Vlorës ka një rritje të numrit të vizitave. Mjeku Pëllumb Velaj konfirmon se moshat pediatrike mbeten më të prekura nga virozat stinore, ndërsa duket se fundi i janarit shënon kulmin e infektimeve.

“Ka kapur (prekur) një pjesë të madhe të popullsisë por më së shumti fëmijët. Kemi pasur ngarkesë sa i takon numrit të vizitave. Janë viroza që prekin aparatin e frymëmarrjes. Kanë simptoma si, temperaturë, kollë, dhimbje koke, por në disa raste shoqërohen me të vjella e diarre. Fundi i Janarit dhe fillimi Shkurtit është kulmi i kësaj sëmundshmërie”, thotë mjeku Pëllumb Velaj

Mjeku patolog shton se gripi e virozat prekin rrugët e frymëmarrjes, por pa komplikacione të rënda. Pjesa më e madhe e pacientëve marrin recetën dhe trajtohen në shtëpi.

“Nuk kemi pasur forma të rënda më të shumtat trajtohen në shtëpi në formë ambulatore”. Nënat duhet të jenë të kujdesshme, të mos përdorin antibiotik vetëm të dominojnë temperaturën tek fëmijët me antipiritik. Më pas nëse zgjat më shumë se tre ditë t’i drejtohen mjekut. Të shmanget kontaktet pasi është ngjitëse”, vijon ai.

Në gjithë qendrat shëndetësore të Vlorës regjistrohen çdo ditë 50 deri në 60 vizita. Mjekët rekomandojnë prindërit të jenë të kujdesshëm.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore