Ndryshimi i temperaturave bën që stina e vjeshtës të lidhet drejtpërdrejt me viruset gripale. Shqetësimi kryesor ngelet tek fëmijët duke qenë se ata e kanë më të vështirë të kujdesen për veten. Duke folur rreth kësaj teme, mjekja pediatre Ilsa Kraja, e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, sqaron se nuk duhet të vrapojmë menjëherë për tek mjeku, por fillimisht duhet të dimë gjërat e vogla që bëhen nga shtëpia. Sipas saj zhbllokimi i hundëve është thelbësor për ti paraprirë komplikacioneve pasi hunda është e lidhur me pjesët e tjera të fytyrës si sytë dhe veshët.
Sigurisht një infeksion viral përbën mbi 85% të infeksioneve gjatë kësaj periudhe , tek fëmijët. Në këto 85% , gati 90% e tyre kalojnë pa komplikacione. Nuk duhet të shkojmë që ditën e parë tek doktori, duhet të dimë gjërat e vogla që duhen bërë në shtëpi. Duke filluar nga pastrimi i hundëve, pasi hunda lidhet direkt me sytë dhe me veshët. Kur hundën e kemi të bllokuar ,marrim automatikisht frymë me gojë dhe ajri na vjen i ftohtë dhe irritues, duke rritur probabilitetin për bajame. Nga ana tjetër, viruset shkojnë direkt në fyt. Zhbllokojini hundët sepse janë domosdoshmëri që ti paraprijmë komplikacioneve.
Ilsa Kraja, mjeke pediatre

Komente

