Virozat janë në ajër!
Si t'i parandalojmë?

Virozat janë në ajër!<br />Si t'i parandalojmë?<br>
Ndodhemi në periudhën e vitit ku për shkak të temperaturave të ulëta dhe luhatjeve të shpeshta të tyre, kanë shpërthyer virozat në të gjithë vendin. Nuk kanë munguar edhe rastet e infektuara nga prania e fruthit, gjë që, së bashku me fluksin, e bën situatën nëpër spitale akoma më të vështirë. Por, çfarë mund të bëjmë ne për të parandaluar virozat e stinës pa i dhënë akoma shenjat e para? Siç e dimë, parandalimi është kura më e mirë e sëmundjeve, qoftë ajo virozë. Shpesh herë është i pashmangshëm infektimi me viroza, e sidomos atë të gripit (Hemofilus Influenzae), por masat e mëposhtme do ju ndihmojnë për të krijuar një lloj “cipe” mbrojtëse.

1. Pini sa më shumë ujë.
2. Shmangni kontaktin e ngushtë me personat e sëmurë!
3. Kontrolloni  lagështinë e shtëpisë. Asnjëherë mos lejo të zbresë nën 40 apo të rritet mbi 60 %. Niveli ideal është 50 %.
4. Lani rregullisht duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun.
5. Përdorni shami kur kolliteni apo teshtini, pasi kështu mbroni të tjerët përreth.
6. Shmangni prekjen me duar të hundës, syve apo gojës.
7. Pini sa më shumë lëngje të ngrohta.
8. Hani sa më shumë fruta të pasura me vitaminë C, si portokalli, mandarina apo bananja.
9. Bëjeni gjumin të rregullt dhe të qetë.
10. Për fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik apo të moshuarit vaksinimi paraprak është një zgjidhje e mirë. Koha më e përshtatshme është ajo tetorit dhe nëntorit.
11. Mos u vishni shumë trashë, mos e teproni me mbulesa por as mos qarkulloni me pjesë trupi të hapura.
12. Mungesa e oreksit është dukuri e zakonshme, po mos e lini veten me stomakun bosh. Hani sa më shumë fruta dhe perime.
13. Kontrolloni  lagështinë e shtëpisë. Asnjëherë mos lejo të zbresë nën 40 apo të rritet mbi 60 %. Niveli ideal është 50 %.
14.Bëni aktivitet fizik. Edhe nëse nuk u shpëtoni virozave, i kaloni më lehtë dhe më shpejt.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë