Virozat shtojnë fluksin në spitalin e Lezhës/ Mjeku: Nuk kemi ku të vendosim njerëzit, duhen më shumë shtretër (VIDEO)

Virozat e stinës dhe problemet që shkaktohen nga temperaturat e larta ka bërë që spitali i  Lezhës të përballet me fluks pacientësh sidomos gjatë muajve të verës. Sipas Mjekut pediatër Bardhok Gjoka urgjenca e fëmijëve ka përballuar një fluks deri në 100 vizita në ditë me vetëm 12 shtretër.

"Situata gjatë periudhës gusht në pediatrinë e spitalit rajonal Lezhë ka qenë shumë e ngarkuar. Mesatarisht janë bërë 60-70 vizita por numri ka shkuar edhe në 100 vizita. Përgjithësisht temperaturat e larta, shtimi i popullatës nga  ardhja e emigrantëve por edhe shtimi i turistëve në plazhet e Tales dhe Shëngjinit ka bërë që fluksi të rritet", shprehet mjeku. 

Me fluks të lartë  pacientësh është përballur edhe urgjenca. Mjeku infeksionist Martin Marku thekson se duhet të shtohen shtretërit, pasi në krahasim me numrin e lartë të qytetarëve që kërkojnë shërbim, kapaciteti i tyre është shumë i ulët dhe kjo ka bërë që situata të përballohet me vështirësi.

Me kapacitetin që ka urgjenca e Lezhës mund ta them me bindje të plotë se është tejmbushur. Duhet të ketë një kapacitet më të lartë shtretërish dhe duhet të bëhet një rimodelim i urgjencës në spitalin e Lezhës sidomos në periudhën e Lezhës është e tejmbushur. Mjekët roje janë tepër të stresuar pasi e kanë tepër të vështirë përballjen me fluksin e njerëzve pasi nuk kanë ku ti vendosin", thotë mjeku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë